Mariah Carey darkon me Kryeministrin e Izraelit

557
Mariah Carey së bashku me të dashurin e saj, James Packer kanë darkuar me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu. Takimi mes tyre duket se ka qenë shumë miqësor.
Çifti i të dashuruarve mendohet se ka shkuar në Izrael për të blerë një shtëpi. Zërat flasin se Carey dhe Pacer, po planifikojnë që të martohen. James Packer është një miliarder australian.
Udhëtimi i tyre në Izraeli bëri bujë në mediat rozë. Mariah Carey ndonëse po përjeton një dashuri të re në jetën e saj, vijon që të jetë e martuar me Nick Canon, me të cilin ka edhe dy fëmijë, binjakët 4 vjeçar Monroe dhe Maroku.
Ata ende nuk janë divorcuar nga njëri-tjetri, por pavarësisht kësaj, këngëtarja po shijon aventurën e radhës me miliarderin James Packer.
Sigal