Mariah Carey befason fansat pas operacionit për dobësim, ja si duket tani këngëtarja

738
Ishte një performancë e këngëtares Mariah Carey disa muaj më parë e cila i la fansat pa fjalë. Këngëtarja u shfaq mbipeshë dhe kjo solli reagimin e ashpër të njerëzve. Në rrjetet sociale vërshuan komente ofenduese për trupin e këngëtares.Ajo ka bërë një ndërhyrje gastrike rreth 2 muaj më parë, dhe që atëherë këngëtarja ka ndryshuar plotësisht, duke u shfaqur me një trup fantastik. Mariah ndihet më mirë dhe i bëhet qejfi që është bërë më e lehtë për të, të kërcejë dhe performojë në skenë. Pas lindjes së binjakëve Max dhe Monroe në 2011, ajo pati gjithashtu probleme me peshën, por e humbi duke mbajtur dietë dhe bërë palestër.Kësaj radhe këngëtarja ka zgjedhur një rrugë më të shkurtër, mbase edhe për të qenë në formë perfekte për koncertet e saj të Krishtlindjeve.

Sigal