Margot Robbie tashmë një mbretëreshë, do luajë rolin e Elisabetta I në filmin “Mary queen of Scots”

551
‘Mbretëresha e Hollywood-it’ do të bëhet “mbretëresha e Skocisë”. Australiania Margot Robbie është gati për të interpretuar rolin e Elisabetta I në filmin e shumëpritur “Mary Queen of Scots”.
Filmi me regji të Josie Rourke, shkruar nga Micheal Hirst do të tregojë historinë e Mary Stuart, mbretëreshës së Skocisë që ishte e përfshirë në tentativën për vrasjen e kushërirës së saj pikërisht Elisabetta I. Në rolin e Mary do të gjejmë një tjetër prej aktoreve më të kërkuara të momentit, irlanedezen Saoirse Ronan.
“Paralajmërohet kështu një super sfidë interpretuese mes dy aktoreve të pashme, në këtë film historik shumë premtues, që ende nuk ka një datë të daljes zyrtare”, shkruan Paramount Channel.
Sigal