Margarita Gega: Fama & Suksesi nuk vijnë duke u zhveshur

583
Sigal

Personazh/ Flet këngëtarja e diasporës, Margarita Gega: “Të jesh vetvetja është arma më e fortë”

Mund të ishte pjesë e muzikës së lehtë, e muzikës komerciale, apo turbo-folkut. Vokali dhe të kënduarit live ia mundësojnë këtë gjë. Por ajo prej vitesh ka pushtuar skenat vetëm me muzikën popullore të tabanit të vjetër, por edhe krijime të reja muzikore, siç është edhe albumi i ri që ka hedhur në treg . Koncertet e saj dhe angazhimet sikurse gjatë gjithë stinëve, vazhdojnë të jenë të përhershme. Kështu është jeta e saj prej vitesh, në udhëtime, turne, koncerte… Nuk i ka thënë asnjëherë punës “jo”, ka qenë shumë e kujdesshme në këngët e repertorit të saj, e mbi të gjitha e ka parë veten gjithmonë si këngëtare dhe jo si modele duke u zhveshur . Një famë që e ka krijuar pak e nga pak, për tu bërë e njohur sot nga të gjithë! E kënaqur me çfarë ka arritur, por e thjeshtë dhe tejet miqësore në bisedë, Margarita Gega vjen në një rrëfim të sinqertë për lexuesit tanë.

 Si ka nisur lidhja jote me muzikën popullore?

Unë këngën e kam pasur pasion që e vogël, prandaj edhe u futa në shkollën e kantos që të jem profesioniste në këtë fushë. Muzikën popullore e kam kënduar që herët dhe mendoj se aty fle shumë mirë zëri im. Jam munduar gjithmonë ta ruaj të pastër këngën popullore të Shqipërisë së Mesme.

 -E keni ndjerë veten keq ndonjëherë, kur nuk keni pasur vëmendjen e duhur të medias ?

Nuk më ka ndodhur akoma të mos jem në vëmendjen e mediave dhe nuk jam shumë tip që, kam dëshirë të diskutohem në media sidomos kohëve të fundit, për mua, për mua është një nder i madh që të flitet, por të flitet dhe të kenë vëmendje në gjërat e duhura dhe reale.

 -Cili është sekreti yt i suksesit?

Mendoj se janë zëri im dhe këngët që unë zgjedh për të kënduar. Këto janë armët e mia. Duke parë gjithmonë përpara, duke punuar shumë. Nuk besoj se ka ndonjë sekret tjetër. Gjithashtu, do të shtoja që, suksesi nuk vjen duke u zhveshur.

-Si shumica e femrave a di të gatuash?

Gatuaj kur kam kohë. Më pëlqen të gatuaj sidomos fërgesën tiranase apo edhe gjellë të ndryshme. Kur kam kohë edhe gatuaj.

  -Më trego një sekret bukurie, ndonjë marifet të veçantë që bën për të qenë e bukur dhe në formë…

Unë jam marrë gjithnjë me veten time, me flokët, fytyrën & lëkurën duke i kushtuar rëndësinë e duhur. Pastaj është edhe faktori gjenetik.

  -Gjithmonë këndon “live”?

Unë personalisht kënaqësi ndiej vetëm kur këndoj live, por ka dhe koncerte që nuk këndojmë live. Në gëzimet familjare, apo festa të ndryshme gjithmonë këndoj live dhe aty ndjehem vërtet mjaft mirë si këngëtare.

 -Në klipet e tua nuk kemi parë të zhvishesh sikurse shumë Këngëtare të tjera….

Unë jam këngëtare dhe jo modele, kënga popullore ka kostumin e vet popullor dhe unë jam munduar ta vesh në disa këngë, por dhe te këngët e tjera kam zgjedhur veshje që më përshtaten mua por edhe llojit të këngëve.

  -Sot për një këngëtar është më mirë të realizojë një album, apo një klip ?

 Mendoj që Albumi, pavarësisht që nuk ecën në ditët e sotme, duhet të realizohet njëherë në pesë vjet për të përmbledhur këngët e këtyre viteve. Ndërsa klipet janë vërtetë të rëndësishme, sepse lançohesh më shpesh dhe mbetesh në treg duke patur edhe oferta për koncerte.

 -Momenti më i sikletshëm në jetën tënde artistike ?

Nuk më kujtohet ndonjë e tillë, përveçse gjërave të vogla e të parëndësishme.

 -Vesi që keni më shumë inat tek njerëzit, cili është ?

Mosmirënjohja.

  -Do të bëje ndonjë ndërhyrje estetike në të ardhmen për të përmirësuar pamjen e jashtme ?

Nuk më pëlqejnë ndërhyrjet, por nëse do të jetë diçka e nevojshme, pse jo.

  -Si është një ditë e zakonshme e jotja ?

Me angazhime rreth profesionit dhe me familjen time.

 -Martesë apo Bashkëjetesë ?

 Sigurisht të dyja, në kohën e duhur ! –

Ok, do tregohesh e sinqertë dhe të na rrëfesh nëse ka një mashkull në jetën tënde ?

 No komment !

 -Cila është dëshira jote më e madhe?

Të realizoj një koncert të madh recital live për adhuruesit e mi. Kam realizuar disa këngë dhe mendoj se tani ka ardhur momenti për një recital -Dhe kur do e realizosh? Mbetet surprizë.