Manxhar Binaj :Historia rrëqethëse e ish – partizanes Rakibe Dervishi…

1295
Duke i shfletuar, faqet e historisë nxjerrim në dritë edhe emra, madje dhe femra jo fortë të njohura, larg prej heroinave, por që ngjajnë me to dhe që janë të frymëzuara nga ato… Është fjala për Rakibe Dervishin, e cila ka zënë vend edhe në Librin: “Rikthim i Dhimbjes”, i autorit Sofokli Lazri, bijë nga Ramica e Vlorës, e lindur në vitin 1929, në krahinën e Mesaplikut. Familja Dervishaj është e njohur për ndjenjat atdhetare dhe patriotike, e lidhur me lëvizjen Antifashiste Nacional Çlirimtare. Prej këtij fisi dolën 7-8 bij e bija në rreshtat partizane. Në këtë ambient lindi dhe u formësua edhe bija e këtij fisi, Rakbeja. Veterani i LANÇ, që në moshën e vogël shpaloste ëndrra të mëdha, me pasionin e pa shoq të moshatarëve të shkollës, për të mësuar më shumë nga historia e Skënderbeut, historinë e Shqipërisë, për luftën e Vlorës, Aktin e Pavarësisë, etj… Vendlindja e saj ishte një qendër e rëndësishme e kohës së Luftës Antifashistë Nacional Çlirimtare, ku ishte përqendruar edhe Komanda e Zonës Operative Vlorë- Gjirokastër, qendra e Komitetit Qarkor të Vlorës, Komanda e shtabe të ndryshme të batalioneve partizane. Nga pikëpamja strategjike aty zhvilloheshin mbledhje dhe merreshin gjithashtu vendime të rëndësishme. Edhe Rakibe Dervishi, sa herë vinin drejtues të forcave partizane, i priste dhe përcillte me shumë dëshirë e korrektësi. Ajo sa vinte formohej e ndërgjegjësohej për t’u bërë pjesë përbërëse e këtyre formacioneve, duke u njohur dhe mirëpritur datën e formimit të Brigadës së V-të-s. Ditën e krijimit, ajo u vesh dhe u paraqit me një pushkë të vjetër dhe disa fishek, duke u thënë prindërve të saj se unë; do shkoj tek Bakua në Brigadë, që do të inaugurohet sot. Nëna e saj u trondit, po nuk mundi të pengonte bijën e vet. Kur e pa këmbënguljen e saj e uroi. “Rruga tu bëftë diell, me gjithë shokët e shoqet”! Forcat pushtuese dhe bashkëpunëtorët e tyre nga fillimi i operacionit e deri në mesin e shkurtit, i kishin rënë kryq e tërthor luginës së Mesaplikut, Kurveleshit, tej e tej deri dhe në bregdet, prej Palasës në Borsh, duke menduar se forcat partizane i kishin zmbrapsur dhe popullsinë e gjithë kësaj treve e kishin nën thundër. Ata u përqendruan në disa pika strategjike të luginës së Mesaplikut, ndërsa për të mbajtur nën kontroll zonën, lanë një turmë ballistësh dhe një kompani xhandarësh të Xhafer Devës dhe komandën mbi këto hordhi i mbanin vet! Kuadrot dhe partizanët e brigadës treguan një shpirt të lartë trimërie e sakrifice dhe duruan pa u ankuar për vuajtjet dhe gjymtimet e shkaktuara!
Heroizmi i tyre ishte i rrallë
Në këto kushte, kur armiku nuk e priste, forcat partizane “mbin” nga dëbora dhe akulli, zbritën nga mali. Për dy- tri ditë nisën të bënin llogaritë e njerëzve të humbur, të marrë peng, të burgosurve, të qindra viktimave të këtij operacioni të tmerrshëm e barbar. Me ato forca që kishin lënë gjermanët në teren nuk ishin në gjendje të përmbushnin sulmet hakmarrëse të partizanëve. Jo me 100 e 200 forca balliste e xhandarë, por sikur të sillnin në Vlorë gjithë ballistët dhe milicët? Tashmë ata nuk ishin në gjendje të çonin deri në fund asnjë operacion. Me dështimin e Operacionit të Dimrit, forcat pushtuese dhe bashkëpunëtorët me ta në jug të Shqipërisë, u shkatërrua jo vetëm ushtarakisht, por edhe politikisht e moralisht. Partizanët e Brigadës së V-të S, më 15 shkurt 1944 filluan sulmin nga të gjitha anët, nga jugu, lindja e perëndimi dhe… autori i njohur Sofokli Lazri, me librin e tij: ”Rikthim i Dhimbjeve”, na kthen prapa në kohë dhe shkruan: “Mua më takoi të isha në Kallarat me një grup forcash të përbëra nga reparte të ndryshme të Brigadës! Atë ditë binte shumë shi dhe bënte një i ftohtë i madh”. Megjithatë përgatitja për mësymje vazhdonte. Sofua ishte komisar kompanie në batalionin e dytë. Kadri Hazbiu ishte komisar i këtij batalioni. Atë e kishin ngarkuar të zgjidhte disa partizanë për të zbuluar dislokimin e forcave pushtuese në rajonin e Smokthinës.“Kur ish -komisari Kadri Hazbiu, po caktonte partizanët për të kryer këtë mision, zbulimin e tyre, aty ndodhej dhe një vajzë e re, nga familja Dervishi, motër e Bako Dervishit, të cilin e kishim një nga komandantët e dalluar të Brigadës. 
Kadriu hezitonte për të marrë këtë vajzë në këtë skuadër, kur ajo sapo kishte ardhur në radhët e Brigadës. Vajza i lutej dhe këmbëngulte, ndërsa komisari kundërshtonte vullnetin e saj, duke i thënë se në aksionet e tjera do të ishte në radhët e para të partizanëve. Por, Rrakibeja nuk po bindej dhe ashtu e ndrojtur u tërhoq pak metra më tej nga grupi i shokëve që po përgatiteshin dhe fillo të qante pa zë, me kokën varur. Kadriu e pa dhe i shkoi pranë, duke ju drejtuar”: -“Pa më dëgjo një çik. Lufta nuk mbaron sot. Deri sa të çlirojmë Shqipërinë, do të kemi beteja të tjera, ditën e natën. Mos u bëj e pa dëgjuar. Nesër do të shkojmë bashkë në Smokthinë dhe do ti fshijmë ata zagar”. “Vajza këmbëngulte në të sajën: -“Do të vi me ju”. Komisari i batalionit përpiqej me të gjitha mundësitë ta bindte, por ajo vazhdonte të këmbëngulte. Më në fund vendosi dëshira e saj e zjarrtë dhekomisari u dorëzua”! “Mirë tha komisari- me një ton komandues: “Eja të shkojmë”. Ajo fshiu lotët me dorë dhe i ndriti fytyra, sikur do të shkonte në dasmë. Skuadra u nis dhepartizane Rakibeja kthen kokën prapa për të na përshëndetur me buzëqeshjen e saj fëminore, të ëmbël. Pa mbërritur akoma në Smokthinë, skuadra ra në përpjekje me forcat naziste dheRakibeja duke luftuar mbeti e plagosur rëndë. Plumbi e kishte marrë në bark. Në Kallarat e sollën shokët me të cilët ishte nisur. Aty nuk kishte as mjek, as infermier, e as barna. Vetëm sa i kishin lidhur plagën që po i kullonte gjak me një fasho. Rakibeja as qante, as bënte zë. Vetëm mendonte sikur kishte bërë diçka që nuk donte të bënte, sikur ishte në faj, se po pengonte shokët të luftonin. Kadriu ngarkoi Sofokli Lazrin të kujdesej për Rakibenë e plagosur. “Dëgjo”- i tha: “Merreni dhe çojeni te nënë Duzja. Ja ku është shtëpia e saj. Ti do rrish sonte me të, ndërsa nesër shihemi”. -“Po sikur unë të lë ndonjë tjetër”- i tha Sofua, sepse unë kam kompaninë dhe jemi shumë të shpërndarë dhe duhet ti grumbullojmë”. -“Ti je përgjegjës, ty po ta lë amanet”. -“Hej bela”- tha Sofua. “Ç’të bëj unë më këtë vajzë. Ku ta shpie e ku të ngrys natën, ku të të gjej”? -Kadriu, ju përgjigj: “Ku të më gjesh”? Unë nuk di ku do jem. Nesër në mëngjes do shihemi”. I pezmatuar dhe i drobitur, tregon Sofua. “Bashkë me dy shokët e Rakibenë të shtrirë në vigë ngjitem tek nënë Dyzja. Kur hyjmë brenda ajo na tha”: “Po kjo korbë, rrënjë dala, çfarë i ka ndodhur”. Ju përgjigja: “Është plagosur në luftë nëna”. Ajo duke ulëritur më tha: “Vendoseni mbi shtratin tim”. Rakibeja s’kërkonte gjë. Me nënë Duzen i jepnim pak ujë, i lagnim ballin që i digjej flakë. Ne e shikonim se Rakibeja po mbaronte dhe ajo kujtonte se jeta e saj po shuhej. Po çfarë të bënim? Jashtë frynte dhe binte shi pa pushim…
 Nënë Duzja për të dalë nga kjo gjendje e zymtë dhedëshpëruese, zuri të më pyeste- rrëfen Sofua: “E kujt është kjo vajzë? Me ju ka qenë, apo e kini gjetur në rrugë”? Është nga Smokthina- i përgjigjem. Nënën dhe babanë nuk i njoh, ndërsa vëllain po, është partizan, e kemi në brigadë. Mirë biro, po ty nga të kemi? Jam nga Vunoi nëna! Unë- vazhdon Sofo e gjeta veten në faj, sepse nuk e pyeta nëse kishte patur burrë. Kishte fëmijë dhe të kuptoja pse të gjithë e thërrisnin nënë Duzja! “Kam pasur biro dy djem dhe tani nuk kam asnjë. Kam pasur një djalë në Tiranë, e ke njohur? Ma vranë italianët në Vlorë. Ishte partizan si ju. Ti duhet ta njohësh, Mumin Selami e quanin”. -“Po i thashë e kam njohur, kur unë isha në liceun e Shkodrës. Mumini ishte nxënës në “Medresenë e Tiranës”. Ishim takuar disa herë në Tiranë- vazhdon Sofua! Për djalin tjetër nuk foli, veç e shihja që i venin lotët”. Rakibeja të këpuste shpirtin, ajo po luftonte me veten, pa u ankuar as për dhimbjet, as për jetën, as kërkonte gjë, e as pyeste për njeri. Dëgjonim vetëm rënkimet e buta, gati në të shuar. Nënë Duzja nuk ia hiqte dorën nga balli vajzës që po fikte sytë… Ajo kur pa pritur e pikëlluar, u ftoh. “Biro mbaroi e shkreta vajzë”- thotë Sofua. “Mbeta i ngrirë, nuk dija se çfarë të bëja”. Rakibeja erdhi në Brigadë, atë ditë që u inaugurua. Ishte një vajzë, ende fëmijë, tejet e turpshme. Ajo duroi operacionin e dimrit dhe u bëri ballë stërmundimeve dhe lodhjeve fizike të atij dimri shumë të ashpër, sikur të ishte burrë. Nënë Duzja mbuloi fytyrën, hodhi një dru në zjarr dhe filloi të qante me ligje. Ajo kishte qarë gjithë jetën. Në ato momenti nisi vajin me ligje. Qau më parë Rakibenë, pastaj të birin Muminin dhe një djalë tjetër të saj, që siç thoshte ajo duhet të ishte vrarë diku gjetkë. Por unë, – shkruan Sofua, nuk e kuptoja se ku dhe kur. Nuk di se si u gdhi ajo natë ferri! Sapo u zbardh, erdhën disa partizanë e bashkëpunëtor të Rakibesë dhe e morën ta çonin në vendlindje për ta varrosur! Rakibeja e vogël dha jetën si një burrneshë e madhe, duke treguar se dhe ajo di të veprojë dhe frymëzohet nga ideale dhe qëllime të larta të atdhedashurisë… Si përfundim, duhet të theksuar se Brigada e V-të S, në Operacionin e Dimrit, kaloi një situatë shumë të vështirë, e ndeshur me një armik barbar, siç ishte nazizmi gjerman, shumë sipëror në teknikë, armatim dhe forca njerëzore dhe me eksperiencë të pasur lufte, prej 5-6 vjetësh! Brigadën, operacioni e zuri në formim e sipër, vetëm me tre batalione, kurse dy të tjerët u formuan në pikun e operacioneve, gjithnjë duke luftuar, edhe në kushte të vështira të motit, me një armatim të vjetër, por duke vepruar në prapavijë të armikut, duke shfrytëzuar njohjen e terrenit, disa herë edhe rrethimin përgjatë operacionit. Edhe në këto kushte, brigadën nuk mund ta shfarosnin, siç dhe synonin pushtuesit dhe bashkëpunëtorët me ta. Pra, ajo e organizuar dhe e drejtuar me trimëri nga komanda e brigadës me Shefqet Peçin dhe Hysni Kapon e “mbirë” nga bora, doli faqe bardhë nga gjithë epopeja e lavdishme e LANÇ, i bazuar dhe në shkrimin për aktin e madh të vajzës së vogël Rakibe Dervishi, e cila ka zënë vend dhe në librin e Sofokli Lazrit: “Rikthim i dhimbjes”. 
Sigal