Malbora Gurra: Çmimi që vlerësoj unë më shumë është “skulptura më e bukur”.

267
Është e re, ambicioze dhe shumë mike me të gjithë. Kjo është Malbora Gurra, e cila vjen në këtë intervistë për lexuesit tanë, duke na treguar disa nga sekretet e evenimentit më të madh qe u mbajt , “Miss World Beauty Queen Al&Ks”. E njeh mirë rrugën e modës dhe sfilatave, ndërsa tregon se ka gjetur bashkëpunëtorët me të mirë të mundshëm, që me datën 9 Gusht përcollen një spektakël të madh. 
1-Le ta fillojmë me disa spektakle që mbajnë autorësinë tuaj… 
Miss Diaspora, Miss & Mister Bikini, Miss Ëorld Beauty Queen Al&Ks 
2-Projekti juaj i fundit, Miss Ëorld Beauty Queen Al&Ks, na tregoni dicka rreth këtij spektakli?
Është mbajtur në datën 9 gusht, në ambientet e Mai Tai. Zgjodha një ambient veror duke qënë se edhe stina ishte e tillë. Gjithçka shkoi perfekt 
3-Jeni shumë e zënë, a gjeni kohë për dashuri? 
Sigurisht që po, është dikush që më përkrah dhe e ndiej veten të bekuar.
4-Mikja juaj më e mirë? 
Quhet Henerjeta Aliaj, njëkohësisht edhe krahu im i djathtë 
5-Ndërkaq, ne ju njohim si producente spektaklesh dhe konsulente imazhi… por, cilat janë studimet tuaja Bora? 
Unë kam përfunduar shkëlqyeshëm studimet e larta për Shkenca Komunikimi 
6- Çfarë ju shtyu në botën e modelingut?
Jam rritur me këtë pasion gjithmonë. Modelizmi, fusha e bukurisë dhe e artit më kanë shoqëruar gjithmonë! Nuk mbaj mend të kem pasur pasion tjetër. Gjithmonë do të jem në shërbim të bukurisë. 
7- Sa ka qenë sfiduese për ju kjo punë?
Në fakt ka qenë mjaft shumë sfiduese, sepse unë që e vogël kam filluar të merrem me botën e modës. Dua të theksoj se në moshën 6-muajshe kam pozuar për herë të parë dhe kjo tregon që talentin për modelizëm e kam të lindur. 
8- Gjatë këtij rrugëtimi padyshim se keni hasur edhe në vështirësi, na tregoni pak për barrierat që ju kanë dalë para? 
Vështirësitë më të mëdha i kam pasur pas spektaklit të “Miss Diaspora Albania”. Ka qenë spektakli im i parë që organizoja në diasporë. Natyrisht që kisha mungesë eksperience dhe zgjedhjet e bashkëpunimit nuk kanë qenë të gjitha të sakta. Por koha sjell çdo gjë në vendin e vet. Unë pavarësisht se pata vështirësi të mëdha do të vazhdojë rrugën time dhe besoj se do vazhdoj çdo vit e më mirë. 
9- Dua të ndalem tek garat e bukurisë, na trego pak më shumë për këtë përvojë? 
Siç ju tregova dhe më parë nuk ka spektakël pa vështirësi, por ka një vullnet dhe një ndjenjë që nuk harrohet, sidomos për të gjithë ata që dinë ta vlerësojnë dhe ata që kishin mundësinë të bëjnë dhe krahasime. Spektaklet “Miss diaspora” janë një eksperiencë e veçantë për mua. E rëndësishme për mua ka qenë gjithnjë më shumë se ç’ndodh me vajzat apo djemtë pjesëmarrës pas spektaklit. Ata duhen mbështetur. Kjo është diçka që unë ju kam përkushtuar shumë kohë. Me bashkëpunëtorët e mi jemi munduar që të realizojmë gjithmonë evenimente cilësore, kështu që tani jemi duke punuar edhe në disa projekte të reja të cilat do t’i zbulojmë me kohë. 
10- Çfarë mendoni për mënyrën e organizimit në përgjithësi për spektaklet kosovare dhe ato të Shqipërisë, krahasuar me ato në Gjermani, ndahen gjithmonë çmimet e merituara?
Për të qenë realist ndryshimet janë të mëdha. Por si Shqipëria dhe Kosova kanë bërë përmirësime të mëdha. Ndërkaq sa i përket ndarjes së çmimeve kjo varet nga organizatori. Ajo që dua të them është se modelet kosovare më pëlqejnë shumë, kanë tipare interesante për tregun evropian. 
11- Jetoni mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, çfarë ju sjell njëra dhe çfarë tjetra?
 Jetoj midis Gjermanisë dhe Shqipërisë. Në Gjermani merrem me fushën e modelizmit, me organizimin e garave të bukurisë. Ndërkaq në Shqipëri kohëve të fundit jam duke qëndruar më shumë, në fakt ka disa muaj që kam hapur një biznes të vogël aty. 
12- Cili ka qenë çmimi më special gjatë karrierës tënde? 
Çmimi që vlerësoj unë më shumë është ai që kam marrë në vendin tim. Çmimin e kam marrë në vitin 1985 si “skulptura më e bukur”. Duhet përmendur se këtë çmim e kam marrë së bashku me skulptorin e njohur Fitim Mati. 
13- Çfarë bëni zakonisht në kohën e lirë? 
Kohën e lirë e kam mjaft të kufizuar për shkak të punës, por atë që e kam mundohem ta kaloj me miqtë dhe familjen time. 

14-Pjata juaj e preferuar ? 
Orizi dhe sushi 
15-Çfarë ju bezdis më tepër ? 
Ka plot gjëra që më bezdisin: zëri i lartë i muzikës në lokalin poshtë pallatit, papërgjegjshmëria e shumë njerëzve që mbajnë qen dhe i lenë ata të ndotin ngado nëpër vende publike, telefonatat pa karar,njerëzit që tentojnë të futen pa rradhë,fqinji hileqar, kolegu pragmatist… Lista mund të bëhej shumë e gjatë.