Madona Alikaj: Ndihem mirë kur më xhelozojnë

671
Sigal

Personazh/ Flet Valltarja & Balerina Striptiste, Madona Alikaj : -Kam arritur shumë, por nuk kënaqem me pak!

Një ndër valltaret më të spikatura shqiptare të viteve të fundit. Elegante, plot sharmë dhe kërkesa ndaj vetes, ajo mundohet të justifikojë dhe emrin e madh që mban mbi vete. Punon çdo ditë për profesionin e saj dhe asnjëherë nuk tërhiqet. Ka marrë mësime nga korifejt e koreografisë shqiptare duke dhënë në skenat shqiptare dhe jashtë saj maksimumin e atyre që ka mësuar. Nuk e mohon që në radhët e valltareve konkurrenca dhe xhelozia është e madhe, por njëkohësisht thotë që llafet nuk mbarojnë asnjëherë, por ato mposhten me punë. Mund të themi me plot gojën se Madona është një valltare, e cila është ftuar më të gjitha emisionet speciale televizive që kanë të bëjnë me koreografinë, por kryesisht ajo është pjesë e qindra klipeve të këngëtareve dhe këngëtarëve shqiptarë. E njeh mirë artin ndaj i din dhe vështirësitë dhe arritjet. Nuk mendon se ka arritur majat, por dhe nuk qëndron në vend për dijet e profesionit. Ajo thekson se: Besoj se kam vepruar drejt në çdo kohë dhe situatë. Jam përpjekur të gjejë rrugën më të mirë në jetë

  -Një prezantim të shkurtër rreth vetes …

Përshëndetje të dashur lexues, unë quhem Madona. Jam nga Tirana e me profesion valltare. Fillimisht u bëra e njohur në shumë klipe muzikore të këngëtarëve të njohur shqiptare, si p.sh Sinan Hoxha e shumë të tjerë. Por nuk u kënaqa me pak. Më pas vendos të ndjek studimet përkatëse në degën e koreografisë. Gjithashtu, kam marrë edhe mësime private nga i madhi Agron Aliaj, Mjeshtër i Madh. Ndërkaq, vazhdimisht jam e ftuar speciale në shumë evente dhe muzika live në Shqipëri e Diasporë …

 -Keni ndonjë peng deri tani?

Them se jo. Jam e realizuar.

-Je këmbëngulëse në jetë?

Shumë. Pa këtë këmbëngulje s’do të bëja asgjë. Besoj tek vetja, por edhe tek ata që, i quaj të besuar.

 -Ku pëlqeni t’i bëni pushimet?

Në det. Pikërisht në bregdetin shqiptar. E adhuroj bregdetin tonë.

-Ju pëlqen politika?

Aspak! Dua që politika shqiptare të jetë në shërbim të popullit tim. Kjo më intereson nga politika.

  -Sekreti i bukurisë suaj?

 Jetë e rregullt, punë, fitness, ushqim pa teprime, korrektesë dhe lëvizje.

 -Veshja juaj e preferuar?

Ditën vishem në mënyrë sportive. Në mbrëmje serioze sipas vendeve, ku do të shkoj.

 -Firma e preferuar e veshjes?

Rrobat i vesh të firmave “Kavali” dhe “Kabana”.

 -Parfumi i preferuar?

“Chanel”, “Dior” janë më të preferuarit.

 -Mikja juaj më e mirë?

Ajo quhet Ivi Aliko, të cilën edhe dua ta përshëndes, një femër për t’u marrë shembull në të gjitha drejtimet …

  -Çfarë vlerësoni tek një njeri?

 Sinqeritetin, korrektesën. Janë cilësi që i vlerësoj.

 -A janë femrat (brenda profesionit) më xheloze se meshkujt?

 Po, janë. Sidomos valltaret . Kjo vjen edhe pasi është shtuar numri i valltareve kohët e fundit. Ndihem mirë kur më xhelozojnë.

 -Në jetë keni bërë arritje. Po të ktheheshe pas në jetën tënde do doje të ndryshoje diçka?

Asgjë. Besoj se kam vepruar drejt në çdo kohë dhe situatë. Jam përpjekur të gjejë rrugën më të mirë në jetë. Ndoshta dhe kam gabuar, por gabimet janë pjesë e jetës.

Keni përzgjedhje në miqësi?

Po, kam, por nuk jam raciste. Miqtë i dua më të mirë se vetja.

Po me homoseksualë a keni miqësi?

 Po, kam miq edhe homoseksualë …

 -Hobi juaj?

 Tatuazhet

Albert Z. ZHOLI