Madila Caushi: Dashuria është frymëzim

605
Sigal

INTERVISTA/ Flet soprano Madila Caushi: Problemet e femrës dhuna, paragjykimet edhe mentaliteti

Që në moshë të vogël filloi të shfaqeshin dhuntitë e saj në lidhje me baletin dhe muzikën, dëshira e babait ishte që ajo të angazhohej me kurse kërcimi dhe në moshën 8- vjeçare e deri në moshën 15- vjeçare ka vazhduar disa kurse të ndryshme për balet si: Balet klasik, Valle popullore, Danc sportiv. Gjatë kësaj kohe merrte pjesë edhe në korin e shkollës 8 –vjeçare, ku mësuesja e muzikës i thoshte që ke një vesh shumë të mirë muzikor dhe e shtyu që të shkonte dhe të konkurronte në liceun artistik “Jordan Misja”. Fitoi konkursin e liceut artistik dhe gjatë viteve të liceut mësoi më shumë rreth muzikës klasike, e cila filloi ta tërhiqte gjithmonë e më tepër dhe tani është studente e Universitetit të Arteve. Pra, gjithçka ka ardhur natyrshëm.

Si jeni ndjerë kur jeni ngjitur për herë të parë në skenë?

Emocionin që ti merr herën e parë në skenë është një emocion i magjishëm, i cili nuk mund të përsëritet.

Çfarë impakti keni marrë?

Impakt shumë të mirë dhe janë duartrokitjet e ngrohta dhe të shumta, të cilat të bëjnë të ndihesh akoma edhe më mirë.

Para disa muajsh keni qenë e ftuar speciale në koncertin “Mbrëmje Klasike” ku ju interpretuat solo dhe një duet me tenorin Denis Skura një nga kryeveprat botërore “La traviata” “Brindisi” çfarë na kujtoni nga ai interpretim?

Nga ai duet mora një emocion të veçantë pasi ishte dueti im i parë dhe emocionet nuk kishin të shuar. Mendoj se, ai duet finalizoi me sukses koncertin “Mbrëmje klasike”.

Salla gjatë gjithë koncertit ka shpërthyer në duartrokitje. Si jeni ndjerë në “Mbrëmje Klasike”?

 Kam shijuar dhe përjetuar me një emocion te paparë gjithçka ka ndodhur në atë koncert të mrekullueshëm të regjisorit Sokol Guga. Urimet e shumta pas koncertit janë ato të cilat e bëjnë një artist të ndihet i plotësuar.

Sa e vështirë është bësh karrierë në Shqipëri?

E vështirë pasi Shqipëria nuk jep shumë mundësi për t’u promovuar si një këngëtare e muzikës klasike.

A jeni kufizuar nga jeta private në këtë profesion?

Mendoj që koha është e gjindshme si për profesionin ashtu dhe jetën private.

A ka moshë ky profesion?

Kjo është e bukura e këtij profesioni, që nuk ka moshë.

Cilat janë sopranot me famë botërore që ju i keni idhuj?

Do të veçoja Ana Natrebko, Maria Callas, Inva Mula.

Një përkufizim për dashurinë?

Frymëzim.

Jeni supersticioze?

Besimi është i pranishëm tek ne duam apo nuk duam, ndaj unë jam pak e tillë.

Marrëdhënia me kuzhinën dhe kuzhina juaj e preferuar?

Megjithëse, dëshirën e kam, ajo do kohën e saj.

Kuzhina e preferuar?

Pak nga të gjitha.

Cilat janë problemet pikante të femrës shqiptare sot?

Dhuna, paragjykimet mentaliteti.

Ç’mendoni për bashkëjetesën?

Jam pro martesës.

  Si është një ditë për ju?

E organizuar, e bukur, me njerëzit që dua.

Cilat janë angazhimet tuaja mbas kësaj interviste?

Pas kësaj interviste frymëzuese mendoj të bëj disa vokalica (qesh).

Sokol Guga