Luna, njihuni me vajzën e Raul Bovës dhe aktores spanjolle

556
Dalin fotot e para të Lunës, foshnja e porsalindur e aktorit italian Raoul Bova dhe aktores spanjolle, Rocio Morales. Në fotot ekskluzive për të përjavshmen “Chi”, duken të gëzuar edhe vetë aktorët.

Ata janë fotografuar teksa dalin nga klinika, ku aktorja solli në jetë të bijën, ndërsa një ditë më pas teksa festojnë me gjyshërit. Bëhet fjalë për prindërit e Rocìo të ardhur nga Spanja si dhe të ëmën e Raul Bovës, teksa festojnë në një restorant roman.



Sigal