Lulja që rritet në hapësirë

576
Për herë të parë një lule ka lulëzuar në hapësirë. Lajmi u bë i ditur nga astronauti amerikan Scott Kelly në llogaritë e tij në twitter. Ai shkruan se për herë të parë një lule “Zinnia” kishte lulëzuar. Këtë postim të tijin, ai e ka shoqëruar me foton përkatëse, një lule portokalli me 13 petale.
Në fund të dhjetorit Kelly kishte postuar një foto të lules, por që dukej sikur nuk kishte shpresë të lulëzonte. “Bimët tona nuk duken dhe aq mirë. Duhet të jetë një problem në Mars”, ka thënë ai.
Sigal