Luan SHMILLI: Sërish një libër me vlera në dorën tonë me titull sinjifikativ: Shqiptarë që u bënë të shquar larg atdheut!

510
Sigal

Dinastia Durrësi në Genova-Itali!

Serish një libër me vlera në dorën tonë me titull sinjifikativ:

I Durazzi (Durrësakët)

-Da schiavi a dogi della Repubblica di Genova-

-(nga skllevër kryeministra në Republikën e Genovës)

Të impresionojnë me ardhjen në fund të viteve 1300; puna si skllevër për mbi 50 vjet, gjer në…shpërthim. Kemi treguar për këtë dinasti të madhe që nga krahu i meshkujve është shuar në vitin 1921, (nuk ka asnjë mashkull më me këtë mbiemër) kurse dega e femrave ende vazhdon në Montecarlo!

Janë 9 kryeministra me mbiemrin Durrësi, 30 senatorë, 2 kardinalë, 5 kryepeshkopë, 16 ambasadorë… “Më 1500,” shkruhet në libër, “thuhej se ari lindte në Amerikë, vdiste në Sivilia dhe vinte e varrosej tek Durrsakët në Genova”. Markezët Durrësi janë marrë pas skllavërisë me mëndafshin ku u bënë tregëtarë dhe më pas punëdhënës të mëdhenj. Një dokument i vitit 1738 u atribuon atyre vendin e dytë ne Genova, për pasuri, pas te fuqishmit Spinola, por i par Spinola sepse Durrsakët e kishin pasurinë çdonjëri portofol të tij… Kulmi ekonomik i tyre është në vitet 1600-1700 fal tre vëllezërve Gio Luca, Eugenio dhe Gio Agostino Durresi (Gio duhet kuptuar Giorgio, Gjergj, dhe kjo jep rezonancë shqiptare nëse kemi parasysh që Gjergj Kastrioti Skënderbeu kishte vdekur, por emri i tij rivendosej, sidomos në emigrim-shënimi im, Luan Shmilli). Durrsakët janë të “parët” që banojnë në pallatin mbretëror të Genovës.(Kryeministrat Marcello,dhe djali i tij i zgjedhur me vote popullore po kryeminister Girolamo (Jeronin) Luigi, i fundit kryeministër me mbiemrin Durrësi. Perveç tyre kemi Giacomo Durazzo, drejtor i teatrit të Vienës, muzikolog, kolecionist shtypi e diplomat paraqitës, ndofta me i spikaturi për Kulturë e dashuri arti në dinastinë Durrësi. Shtypi pranon se janë lënë në harresë jo vetëm në vendin e tyre Shqipëri, por dhe në Genova krahasuar këtu me kushërinjtë e tyre dhe degë të tjera, me te cilët u lidhën. “Libri shkruan se: “pavarësisht se me origjinë shqiptare, ata janë emblema e këtij qyteti “piazza finanziaria ante litteram”, që japin kapital të jashtëzakonshëm pjesës më të madhe të shteteve të Europës, rritur natyrisht dhe fuqinë e tyre, dhe pse me kalimin e kohës rritet dallimi midis fuqisë ekonomike dhe rënies në planin politik dhe ushtarak… Evidente është vajtja e mbretit të shquar francez,Napoleon Bonoparti! Dhe ka qenë 27 qershor 1805 kur Napoleoni i Madh hyn e pritet si mik në shtepinë e Gerolamo Luigi Durazzo(Durresi) në pallatin “Durrësi” në rrugën Balbi (sot pallati mbretëror). Para tij miqësia e shqiptareve me mbretërit e Francës është e dukshme. Më 1749 ka qenë mes mbretërisë së francezëve vajza e shquar e familjes Durrësi, Çeçilia, e cila u prit nga Luiza Elisabeta e Francës.” Serish, do publikojmë në facebook diçka interesante rreth kësaj dinastie të madhe shqiptare jashtë vendit, e panjohur ose pak e njohur në vendin tonë!