Luan Rama/ Me profesor Myzafer Xhaxhiun rrugës për në Delf

521
Janë të habitshme mbresat që lenë njerëzit e mençur dhe artistët e vërtetë në jetën e njerëzve.
Myzafer Xhaxhiu ishte profesori ynë i letërsisë së vjetër. Ai jetonte gjithnjë me poetët antikë dhe tragjedianët e mëdhenj të antikitetit, ndërsa ne ato vite sapo kishim zbuluar Bitëllsat, Luçio Batistin apo Aba-t. Mbanim flokë të gjata, pantallona bluxhins të hapura poshtë, bridhnim «Brodueit» të Tiranës tek « rruga e Dibrës » por çuditërisht edhe neve na kapi delli i poezisë : nga Eluard tek Ricos, Lorca, Prevert e deri në poetin e brigjeve të largëta të Atlantikut, Whitman Xhaxhiu ngulmonte të lexonim Homerin, Sofokliun, Plutarkun, Ovidin e Virgjilin, por ne e kishim mendjen në shëtitjet në « Broduei » dhe sfilatat e vajzave me gjinjtë e njomë e të ngritur lart. Nje ditë në auditor, duke folur për Tuqididhin, Xhaxhiu vazhdoi të fliste për Euripidin dhe unë, një shejtan i vogël që u gjenda në universitet, e pyeta profesorin se përse ai nuk e shqiptonte emrin e Euripidit si dhe Tuqididhin, d.m.th. me « dh ».
Të plotë shkrimin mund ta lexoni nesër në faqen 17 të Gazetës Telegraf…
Sigal