Londër, realizohet film për Ermonela Jaho

638
Ermonela Jaho tashmë është këngëtarja me e preferuar dhe ylli fluturues për operat me famë botërore. Kudo që ka performuar ajo ka shkëlqyer. Ky sukses i padiskutueshëm i saj në bën krenarë të gjithëve. Por ajo që vihet re së fundmi ka të bëjë me një film dokumentar që do të realizohet nga Opera Mbretërore e Londrës (Royal Opera House) për këngëtaren shqiptare me famë Botërore Ermonela Jaho.
Kjo deklaratë është bërë në faqen zyrtare të operës, ku ky institucion prestigjioz e vlerëson këngëtaren me një metaforë të pazakontë, që nënkupton se Ermonela Jaho është vetë zëri i operës.
“Në qoftë se opera është e re për ju, ose thjesht keni kureshtje, sopranoja Ermonela Jaho do të bëjë më të mirën e saj për t’ju përgjigjur. Ne do të përzgjedhim disa këngë dhe do t’i përdorim për të krijuar një film që do të xhirohet javën tjetër.”, shkruhet ne faqen zyrtare.
Sigal