Lojërat Olimpike, pesë rrathët që bashkojnë sportistët nga pesë kontinentet

15056
Sigal

Nga Lojërat e vjetra, te ato moderne. Nga skandalet e “Luftës së Ftohtë”, te aktet terroriste në Gjermani

Lojërat Olimpike janë veprimtaria më e madhe sportive që organizohet në planetin tonë dhe në “Londër 2012”, që janë të 30-tat në radhë nga viti 1896, marrin pjesë 10 mijë e 500 sportistë, që përfaqësojnë 205 vende, ndër to është dhe Shqipëria, që përfaqësohet me 10 sportistë në pesë disiplina të ndryshme: peshëngritje, not, atletikë, qitje dhe xhudo. Nga 241 sportistë në vitin 1896, e që përfaqësonin 14 vende, tani në Londër 2012 marrin pjesë 10 500 atletë nga 205 vende. Më shumë se 13 mijë sportistë garojnë në Lojërat Verore dhe Dimërore, nga 33 sporte të ndryshme që përfshijnë afërsisht 400 disiplina sportive. Sipas rregullit, çdo disiplinë sportive ndan dhe medaljet olimpike: ari, argjendi dhe bronzi. Baroni francez Pier dë Kubertin themeloi Komitetin Ndërkombëtar Olimpik në vitin 1984. Në Lojërat Olimpike merrnin pjesë vetëm atletë profesionistë, por rritja e rëndësisë së masmedias krijoi edhe sponsorizimin dhe komercializimin e lojërave. Evolucioni i Lëvizjes Olimpike gjatë shekullit të 20-të dhe të 21-të ka pësuar disa ndryshime. Tani zhvillohen edhe Lojërat Olimpike Dimërore si dhe Lojërat Paralimpike. Për shkak të dy Luftërave Botërore, Lojërat Olimpike nuk janë zhvilluar tri herë: në vitet 1916, 1940 dhe 1944. Gjatë “Luftës së Ftohtë” ka pasur bojkotime në masë në Lojërat e viteve 1980 dhe 1984. Organizmi i Lojërave ka shumë rituale dhe simbole, të ideuara enkas, si për flamurin dhe flakën olimpike, ashtu dhe ceremonitë hapëse dhe mbyllëse, që tashmë janë shndërruar në spektakle të vërteta. Por cila është historia e vjetër dhe moderne e Lojërave Olimpike? Gazeta “Telegraf” sjell në specialen e saj të një seri kuriozitetesh.

 LOJËRAT E VJETRA

Lojërat e vjetra Olimpike janë zhvilluar në Olimpia të Greqisë, nga shekulli i 8-të përpara erës sonë deri në shekullin e 4-t të erës sonë. Lojërat zhvilloheshin midis përfaqësueseve të disa qytet-shteteve dhe mbretërive në Greqinë e Lashtë. Garat ishin kryesisht në atletikë, por edhe në garat e luftimit. Gjatë zhvillimit të garave, të gjitha konfliktet midis shteteve pjesëmarrëse shtyheshin deri në përfundim të tyre. Origjina e tyre është shndërruar në një legjendë, dhe një nga mitet më popullore identifikojnë Heraklesin dhe tw atin e tij, Zeusin, si iniciuesit e Lojërave. Si viti i themelimi të Lojërave Olimpike konsiderohet viti 776 para erës sonë, apo Jezu Krishtit dhe ato konsistonin në atletikë, pentatlon (vrapim, hedhje disku dhe shtize, mundje dhe kërcim). Për herë të fundit ato u zhvilluan në vitin 393 të erës sonë.

 LOJËRAT MODERNE

Përpjekja e parë për të ringjallur Lojërat e vjetra Olimpike u bë në Francë, në vitin 1976, ndërkohë që në Angli, në vitin 1862 u zhvillua Festivali i Madh Olimpik, por që ishin amatore.

Dy shqiptarë, Vangjel Zhapa (1800-1865) dhe kushëriri i tij, Konstandin Zhapa. luajtën një rol kryesor. Vangjel Xhapa lindi në vitin 19800 në Labovë të Gjirokastrës, por që dikur ishte nën administrimin e Tepelenës. Zhapa mori pjesë në ushtrinë otomanë të udhëhequr nga Ali Pashë Tepelena, përpara se ai të bashkohej me suliotin Marko Boçari. Zhapa kaloi një pjesë të mirë të jetës në Rumani, e më pas të vendosej përfundimisht në Greqi. Zhapa është i njohur si themelues i Lojërave Olimpike dhe sponsorizoi ato të viteve 1859, 1970 dhe 1875, ku në dy të fundit, si dhe në ato të vitit 1896 financoi kushëriri i tij, Kostandin Zhapas.  Lojërat e para moderne Olimpike, të organizuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar u zhvilluan në Athinë në vitin 1896, në stadiumin “Panathenaik”. Në të morën pjesë 14 vende dhe 241 sportistë, të cilët garuan në 43 disiplina sportive

Edhe pse Greqia kërkoi që Lojërat Olimpike të zhvilloheshin vetëm në Athinë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi që ato të zhvilloheshin edhe në vend të tjera në bazë të një rotacioni. Lojërat e dytë u zhvilluan në Paris. “Londër 2012” janë Lojërat e 30-ta Olimpike. Lojërat e ardhshme, ato të vitit 2016 do të zhvillohen në Rio de Zhaneiro të Brazilit.

 Flamuri olimpik dhe motoja

 Lëvizja Olimpike përdor simbole për të përfaqësuar shpirtin olimpik. Flamuri olimpik bazohet në një logo ku janë pesë unaza të ndërfutura te njëra-tjetra dhe që përfaqësojnë bashkimin e pesë kontinenteve: Afrikës, Amerikës, Azisë, Australisë dhe Europës. Ato janë të ngjyrosur në blu, të verdhë, të zezë, jeshile dhe të kuqe. Flamuri u vendos për herë të parë në Antverpl të Belgjikës, në vitin 1920. Motoja olimpike është “Citius, Altius, Fortius”, një shprehje latinisht që do të thotë: “Më shpejt, më lart, më fort”.

 Flaka dhe pishtari olimpik

 Disa muaj para Lojërave Olimpike, Flaka Olimpike ndizet në Olimpia të Greqisë, në një ceremoni që reflekton ritualet e vjetra greke. Një femër ndez pishtarin olimpik, që më pas shkon deri në stadiumin olimpik ku zhvillohen Lojërat. Flaka ishte një simbol olimpik qysh nga viti 1928, ndërkohë që pishtari olimpik u fut në vitin 1936, në Gjermani, pasi partia qeverisëse e Adolf  Hitlerit dëshironte të promovonte ideologjinë naziste.

 Himni olimpik, i shkruar nga grekët

 Himni olimpik luhet kur ngrihet Flamuri Olimpik. Është një pjesë muzikore e kompozuar nga Spiridon Samaras, ndërsa fjalët janë marrë nga një poemë e poemë e poetit dhe shkrimtarit grek, Kostis Palamas. Himni u ekzekutua për herë të parë në vitin 1896, por u quajt zyrtar në vitin 1957.

 Sportistët me më shumë medalje

Notari amerikan Majkëll Felpsë është dhe sportisti që ka fituar më shumë medalje në Lojërat Olimpike. Deri tani (për periudhën 2004-2012) ai ka fituar 19 medalje në total, 15 prej tyre ari, 2 argjendi dhe 2 bronzi. E dyta është sovjetikja Larisa Latinina, në gjimnastikë (1956-1964), me 18 medalje në total, por që ka fituar 9 të arta, 5 argjendi dhe 4 bronzi. Me

 Miliarda dollarë kosto

 Gjatë 50 viteve të fundit, Lojërat Olimpike më të kushtueshme janë ato “Londër 2012”, me një faturë financiare 14.8 milionë dollarë, “Barcelona 1992” me 11.4 miliardë dollarë dhe “Montreal 1976” me 6 miliardë dollarë. “Pekin 2008” mund të kenë qenë më të kushtueshme ose jo, por qeveria kineze nuk kanë ofruar të dhëna për të bërë edhe një listim të shpenzimeve të tyre. Ceremonia Hapjes në Lojërat e Pekinit shkoi deri në 100 milionë dollarë, ndërsa ajo në Londër afërsisht 27 milionë dollarë.

 Skandalet dhe aktet terroriste

Lojërat Olimpike nuk i kanë shpëtuar skandaleve apo qëndrimeve kundërshtuese. Disa shtete i kanë bojkotuar ato në raste të ndryshme, shpesh si një shenjë proteste kundër Komitetit Olimpik Ndërkombëtar apo për arsye politike. Pas përfundimit të dy Luftrave Botërore, vendet humbëse nuk janë ftuar për një kohë të caktuar. Por, disa atletë janë përjashtuar edhe për gjestet e tyre, apo përdorimit të substancave të ndaluara. Në “Munih 1972”, anëtarët e ekipit izraelit u morën peng nga grupi terrorist palestinez “Shtatori i zi”, që kishte lidhje me organizatën “Fatah” të Jaser Arafatit. Njëmëdhjetë atletë, trajnerë dhe gjyqtarë u vranë nga terroristët. Në “Moskë 1980”, Shtetet e Bashkuara dhe 61 vende të tjera bojkotuan Lojërat, si shenjë proteste e pushtimit të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik. Morën pjesë vetëm 80 vende. Si kundërpërgjigje, Bashkimi Sovjetik bojkoti lojërat e zhvilluara në Shtetet e Bashkuara, në “Los Anxheles 1984”. I gjithë Blloku Lindor nuk mori pjesë.

 Maskotët e Lojërave Olimpike

 Maskotët nuk kanë qenë gjithmonë simbole të Lojërave Olimpike. Ato u futën në vitin 1972, në Lojërat e 19-të Olimpike, të zhvilluara në Gjermani. Çdo vend organizator ka ideuar dhe dizenjuar maskotin e tij.

 “Munih 1972” – “WALDI” është maskoti i parë në Lojërat Olimpike. U dizenjua nga Otl Aicher.

 “Montreal 1976” – AMIK, kastor, është një kafshë një kafshë tipike kanadeze që përfaqëson punën e fortë.

 “Moskë 1980” – Ariu MISHA u dizenjua nga ilustratori i librave për fëmijë Viktor Çizikov.

 “Los Annxhles 1984” – SAM është një shqiponjë kartoni me karakteristika amerikane dhe me veshjen legjendare të Dajë Semit.

 “Seul 1988” – HODORI është një tigër i dizenjuar nga Kim Hyun dhe që përfaqëson mikpritjen koreane.

 “Barcelona 1992”- COBI është një qen barinjsh, i dizenjuar në stilin kubist nga Havier Mariskal.

 “Atlanta 1996” – IZZY është maskoti i parë i dizenjuar me kompjuter. Ai modifikohet në shumë forma.

 “Sidnej 2000” – OLLIE, SYD dhe MILLIE, të dizenjuar nga Methju Hatan, janë tre kafshe tradicionale australiane.

 “Athinë 2004” – ATHINA dhe PHEVOS, bazohen në kukullat e gjetura ne qendrat arkeologjike ne Greqi.

 “Pekin 2008” – Fuwa do të thotë kukulla të lumtura. Ato u diznjenuan nga Han Meilin dhe janë Beibei, Jingjing, Huanhuan, Yingying dhe Nini.

 “Londër 2012” – MANDEVILLE dhe ËENLOCK janë maskotët e Lojërave Olimpike të Londrës.