Lisandra Rrapa, një nga këngëtaret më të preferuara të vitit 2017

3981
Lisandra Rrapa, një këngëtare brilante në skenë dhe në koncerte. Ajo ka arritur të fitojë dashurinë e publikut dhe radhitet si një nga këngëtaret më të mira të vitit që sapo lamë. Koncertet e shumta si brenda dhe jashtë Shqipëri, jo vetëm por edhe këngët e shumta që ka publikuar kanë bërë që Lisandra të jetë një këngëtare shumë e preferuar sot për sot në Shqipëri dhe jashtë saj. Gjatë bisedës që ne patëm me të, ajo thekson që gjithmonë do jetë pranë fansave madje thekson që janë fansat ata që i kanë dhënë mundësinë që ajo të jetë një nga këngëtaret më të preferuara. Lisandra renditet në radhën e këngëtareve të mrekullueshme, që karakterizohet nga një vokal fantastik, si në këngët e lehta, baladat, këngët moderne pse jo dhe në ato popullore. Lisandra renditet si një këngëtare me një numër rekord klikimesh në You Tube. Disa nga këngët e saj janë: “Shatci”, “I don’t Care”, “Kam Sevdanë”, por jo vetëm, pasi një këngë shumë e bukur që u bë HIT ishte edhe ajo me këngëtarin e mirënjohur Eduard De la Roma “Lubi Iubi zemra ime”, një këngë që publiku e pëlqeu që në fillim dhe e shpërblyen punën e saj të mrekullueshme me mijëra klikime. Më pas ajo realizoi këngë të tjera në bashkëpunim me Admir Prekën, Rezartin dhe Enjelën me titull “Sonte” etj… Këngët e saj janë pritur në mënyrë fantastike nga fansat e shumtë. Lisandra Rrapa sot renditet tek këngëtaret më të kërkuara të vitit 2017 dhe ajo premton për fansat që 2018 do të jetë viti i surprizave dhe projekteve të mëdha, ku ka dhe një agjendë shumë të ngjeshur me shumë aktivitete. Lisandra Rrapa është një këngëtare profesioniste dhe ka një performancë të lartë artistike në skenë dhe në aktivitete të shumta muzikore.


Sigal