Lirio Nushi: Këgën “E duam Shqipërinë” ja kam kushtuar Pavarësisë

752
Sigal

INTERVISTA/ Flet këngëtari dhe skenaristi i filmave dokumentarë: “Ju tregoj angazhimet e mia për 100-vjetorin”

Lirio mbetet një ndër këngëtarët më të spikatur të këngës patriotike. Kushdo që ka ndjekur nga afër aktivitetin e tij muzikor patjetër që ka ndeshur në këtë veçanti të këngëve të tij. Edhe në këtë 100-vjetor ai vjen me këngën e bukur “E duam Shqipërinë” që së bashku me këngët “Malli im”, dhe “Shqipëria ime” e bëjnë atë të paarritshëm në përvijimin e kësaj lloji kënge. Ai është një tip i qeshur, i shoqërueshëm, korrekt, por që shok në udhëtimet e gjata ka cigaren. Por pakkush e njeh dimensionin tjetër të tij, atë të skenaristit për të mos thënë dhe të regjisorit të disa filmave dokumentarë me karakter historiko-patriotik. Dy filmat e tij të fundit “Aristidh Kolja” dhe “Arvanito-arbëreshët” janë dy filma që kanë tërhequr vëmendjen e kritikës dhe që kanë fituar disa çmime. Së fundi ai ka përgatitur skenarin e ri të filmit “Jurendina” një prezantim ndryshe i filmit “Besa e Kostandinit”,

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë cili është angazhimi i Lirios?

Në këtë 100-vjetor angazhimi im duhet të jetë i dyfishtë për vetë faktin se jam vlonjat dhe banoj në Tiranë dhe këto dy qytete do të jenë dhe janë kryeqendrat e aktiviteteve në këtë 100-vjetor.  Në këtë kuadër unë para disa ditësh promovova klipin e ri “E duam Shqipërinë”. Është një këngë tërësisht patritotike, një këngë që lidhet me atdhedashurinë dhe pozicioni që duhet të zëjë çdo shqiptar në lidhje me atdhedashurinë.  Vetë titulli i këngës flet vetë dhe s’ka shumë nevojë për koment. Ne e duam dhe duhet ta duam Shqipërinë, pasi është vend i begatë pavarësisht se në këto situata është një vend me probleme, të cilat sigurisht do të kalojnë.

Ishte e vështirë realizimi i këtij klipi?

Çdo klip ka vështirësitë e veta, pro që të jem i sinqertë duke pasur parasysh vetë titullin e këngës na është dashur të shkojmë në vende historike pikante që të justifikohej mesazhi i këngës.

Kohët e fundit të gjithë këngët tuaja kanë karakter të theksuar patriotik…

Është e drejtë kjo pyetje. Këngët “Malli im”, “Shqipëria ime” dhe kënga e fundit “E duam Shqipërinë”, kanë karakter të theksuar patriotike për vetë faktin se dua të përcjell një thirrje për çdo shqiptar, që në çdo vend ku është emigrant, në çdo post politik, në çdo cep të Shqipërisë duhet të mendoj për atdheun. Sidomos këto këngë janë një apel për politikën shqiptare që ajo të jetë më korrekte, më e angazhuar në atdhedashuri, më patriote se çdo shqiptar se vetëm kështu mund ta ngremë më lart figurën e atdheut tonë. Vetëm me dashurinë ndaj atdheut shërohet çdo plagë e saj, vetëm me respektin ndaj atdheut mund të ecim gjithmonë përpara dhe të inkuadrohemi në familjen e madhe europiane  sa më shpejt. Nuk e di si ka ardhur ky lloj nervi peotiko-muzikor tek unë, por di të them se është diçka e brendshme që më ka thirrur, ka ardhur në mënyrë organike ky apel pa sforcime. Dua të them se disa nga tekstet e këngëve i kam bërë vetë.

-A është e vështirë sot të realizosh një klip?

Po është shumë e vështirë pasi ka kosto të lartë. Jo gjithmonë mund të realizosh klipe për vetë çmimin e kripur të prodhimit të tij. Sot kanë dalë shumë këngëtarë dhe duhet të dalësh në treg me shumë cilësi ndryshe dështon. Në këtë mënyrë doja të thoja se klipet kanë shumë vështirësi n.q.s duhet ta bësh me cilësi të lartë që ti rezistojë kohës. N.q.s shikon garimin e këngëtarëve shuma pak janë ata që realizojnë klipe, shumica vetëm realizojnë këngë të reja.

Ju keni bërë disa filma dokumentarë, ku unë do të veçoj dy një për arvanitasin e madh, Aristidh Kolja dhe një për arvanito-arbëreshët. Sërishmi filma me karakter patriotik….

Këto dy filma janë dy nga filmat që më kanë ngrënë shumë kohë dhe shumë lëvizje. Dihet tashmë kush është Aristidh Kolja, jurist, shkrimtar, piktor, publicist i cili ka bërë disa vepra të mëdha për arvanitasit si pasardhës të Skënderbeut. Në librat  e tij ai me fuqi argumentuese, me një skalitje fjale, me një studim të detajuar, ka përcjellë tek lexuesi dëshminë e pakontestueshme të prejardhjes së arvanitasve të cilët kanë qenë udhëheqësit e Revolucionit grek të vitit 1821.  Dhe film ii dytë për arvanito-arbëreshët, vendqëndrimet e tyre, ruajtjen e gjuhës shqipe, kultura doket zakonet. Dihet se arbëreshët e Italisë janë shpërngulur nga peloponezi (Moreja), për në Itali, pas shpërngulës së parë nga trungu i shqipes pas vdekjes së Skënderbeut. Ajo që dua të nxjerr në pah në këtë film është jo vetëm prejardhja e tyre, por në radhë të parë pse në Greqi u harrua shqipja nga arvanitasit (në pjesën më të madhe) ndërsa nga arbëreshët e Italisë kjo gjuhë u ruajt. Pra ky është mesazhi dhe thelbi i këtij filmi.

Në disa biseda që kemi bërë keni shprehur idenë se jeni duke bërë skenarin e një filmi të ri?

Po. Kam përfunduar skenarin e një filmi të ri të cilën do ta titulloj JURENDINA. Pra është një emërtim i ri i femrës shqiptare me emrin Doruntina.

Më duket se në këtë skenar ju rrëzoni legjendën duke i dhënë një emërtim të ri?

Po! Kam mbledhur shumë të dhëna që tek legjenda e famshme “Besa e Kostandinit”  emrin i vajzës nuk quhej Doruntina, por JURENDINA. Për këtë mund të lexoni sinopsin