Liqeni i Butrintit – shtrati i gjallesës së sëmurë

1479
Nga Agron MEMA

Midhja – mbretëresha e plagosur e liqenit
Muajt mars e prill është koha e kulmit të punëve për kultivuesit e midhjes. Nëpër hapësirën blu që shoqëron vështrimin e kalimtarit që rrugëton drejt Butrintit, ata duket të lëvizin nëpër liqen me varkat e tyre drejt atyre që quhen “krevatet” e midhjes. Kjo hapësirë është liqeni I Butrintit, në të cilin mbeten zotërues ca konstruksione metalike, që janë krevatinat e midhjeve.

Historia e liqenit me dy kate ujë
Liqeni i Butrintit ka një sipërfaqe 16 mijë hektarë. Ai është i njohur për gjithfarë gjallesash, që përbëjnë pasuri, të krahasueshme me pasurinë e një miniere. Por gjallesat e këtij liqeni kanë zonjë të parë të tyre midhjen. Ajo është mbretëresha e shfaqur këtu e 45 vjet më parë në këtë liqen, të çuditshëm e të rrallë edhe për ndërtimin e tij dykatësh. 900 m2 e zënë impiantet e kultivimit dhe rritjes së midhjes. Liqeni i Butrintit, veç vlerave ekologjike dhe të ekosistemit në zonën mes gadishullit të Ksamilit dhe të vargkodrave të Kalivos dhe Qenurjos, mbetet “rezervati” më i madh dhe unikal në Shqipëri i kultivimit të midhjes. Diagrama e rritjes së prodhimit 1958-a shënon pikënisjen dhe shfaqjen befasuese të gjallesës së midhjes në brigjet e liqenit, si një kultivim spontan. U deshën 4 vjet, kujtojnë kultivues të asaj kohe, që ky prodhim deti të hyjë në vëmendjen e shtetit të atëhershëm dhe në planet e tij. Falë investimeve të bëra në këtë fushë dhe eksperiencës së akumuluar, u arrit në një “vit të artë” si 1989 – kur liqenit të Butrintit iu morën 50 mijë kv midhje, nga të cilat 10 mijë kv i thithi eksporti në tregun italian. Fama dhe vlera e midhjes sonë, fatkeqësisht nën etikën “Made in Italy ”, sundonte tregjeve të botës me të njëjtin pushtet që mbretëronte në liqen. Lulëzimin e së prodhimit të midhjes në këtë liqen na e bën të afërt edhe sekuencat e kinokomedisë “Dy herë mat”, të xhiruar këtu. 1997-a solli grabitjen e tubave të rreth 30 impianteve të midhjes. Aktualisht janë në funksion 50 impiante prodhimi (kultivimi) të midhjeve. Ato janë në përdorim nga 35 grupe kultivuesish, me rreth 80 të punësuar. Teknologjia e kultivimit është italiane dhe bashkëkohore. Duke llogaritur kapacitetin e prodhimit me 400-500 kv për çdo impiant, mundësitë janë për 25 mijë kv midhje në vit. Për mungesë tregu, impiantet shfrytëzohen 34%, pa llogaritur shumë impiante të pavëna në punë. Si gjallon midhja? Cikli i prodhimit zgjat 18 muaj. Vegjetacioni shtrihet e ciklohet në botën e nënujshme dhe nis me fillimin e marsit normalisht. Muaji mars shënon kohën e ripërtëritjes së farës së re të midhjes. Ajo shkohet në vargje si vargjet e duhanit, lidhet në krevatinat e zhytura në ujë. Milionat e munguara 20 milionë USD mungojnë çdo vit nga mos eksportimi i midhjeve dhe molusqeve në shkallë vendi, Nga këto 10 milionë USD i takojnë shoqatës së kultivimit dhe prodhimit të midhjeve të Sarandës. Është arritur të prodhohet diçka më shumë se 8 mijë kv vitin e kaluar. Po aq parashikohet të jetë ai edhe sivjet. Prodhimi i munguar për shkak të mungesës së tregut, sidomos të eksportit, është gati sa trefishi i shifrave të përmendura më lart. Aktualisht janë në funksion 50 impiante prodhimi (kultivimi) të midhjeve. Ato janë në përdorim nga 35 grupe kultivuesish, me rreth 80 të punësuar. Teknologjia e kultivimit është italiane dhe bashkëkohore. Liqeni i Butrintit duket i bukur e joshës së jashtmi, ndërkohë që duke iu avitur atij, të shfaqet si ajo molla e kuqe me krimbin brenda. Midhja është sot mbretëresha e plagosur e këtij liqeni. Kush i shkakton plagë kësaj bukurosheje të ujërave dykatëshe?! Një ushqim kaq i preferuar nga vetë ne e nga të huajt lihet të preket nga sëmundjet, nën kërcënimin e dhimbshëm t’i zhduket e shuhet fara. Ishte një kohë kur me midhjen kishin lidhur jetën e familjeve të veta 600 punëtorë. Kur fama dhe vlera e midhjes sonë, fatkeqësisht nën etikën “Made in Italy ”, sundonte tregjeve të botës me të njëjtin pushtet që mbretëronte në liqen. Pse të lihet t’i humbasë fama e vlera kësaj mbretëreshe? Plagët e kësaj mbretëreshe sot po i ndjejmë të gjithë. Si plagë të ekonomisë që e cfilitim me duart tona, me shkujdesjen tonë skandaloze. Me bërjen në mënyrën më të mbrapshtë të punëve të ekonomisë kapitaliste sipas mendësive socialiste. Në 17 vjet – një shkatërrim i programuar Kjo pikë kulmore do të sillte pas vetes pastaj një tatëpjetë me stacione nëpër episode shpërthimesh dinamiti, me çarje fatale të betoneve të hidrovorit në hyrje të liqenit, me prishje të pakthyeshme të regjimit të ujërave. Ndodhi ajo që hidrologët e quajnë tjetërsim të liqenit, për shkak të “mundjes” së ujërave të ëmbla që binte Bistrica nga hyrjet me të tepërt të ujit të kripur të detit, nëpërmjet kanalit të Butrintit. Bashkë me të erdhi edhe tjetërsimi i faunës liqenore: në dëm të midhjes morën zhvillim miliona guaska, patëla e deri edhe iriqët e detit. Pjesë e barbarisë dhe vetasgjësimit të 1997-ës ishte edhe grabitja e tubave të rreth 30 impianteve të midhjes. Për ta sjellë kultivimin e midhjes në kryqëzimin e vitit 2001 e në vite pas tij, kur as shteti nuk e ndjen veten pronar e as privati, që, pas gjithë asaj zhbërjeje të programuar 10-vjeçare, nuk di nga t’ia zërë. E as guxon të bëjë një investim serioz për të rikuperuar gjendjen, se di që 5 vjetët e marrjes me qira të impianteve nga shteti ikin shpejt e ai nuk arrin të vjelë frytin e investimeve. Dikasteri – pengmbajtësi i midhjes Midhja është futur në një udhë pa krye. Sipas opinionit të specialistëve të akuakulturës e problematikës aktuale të saj, por edhe të shoqatës së peshkatarëve e kultivuesve të midhjes, që për saranditët është një zanat më vete, “merita” e veçantë për sjelljen dhe mbajtjen në këtë udhëkryq i takon Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit. E mësuar që t’i ushqejë shqiptarët me kurriz të lugës, ajo as heq dorë nga pronësia mbi impiantet e midhjes e as për zot u del atyre. Duke gjetur një “të mesme të artë”, ajo 78 impiantet e përdorshme ua ka dhënë në përdorim me qira njerëzve të ndryshëm, që dinë dhe nuk dinë se ç’do midhja. 10 qiraxhi u vërsulën në 2000-ën për të marrë impiante me qira. Po askush nuk ia pa hairin kësaj pune, se dikasteri i gjelbër nuk ka hapur dritën jeshile. Në ç’kuptim? -Ndërkohë që dihet se cikli i prodhimit zgjat 18 muaj- shprehet Vangjel Dhima, një prej njohësve të mirë të dukurive të liqenit e të midhjes dhe përfaqësues i biznesit të kësaj fushe – Ministria dikton: Koha e qerasë vetëm 5 vjet. Me përfitimin që pronarë dhe përfitues i gjithçkaje të mbetet Ministria e Bujqësisë e jo ajo e Privatizimit, siç do të ndodhte po të zbatohej qiraja për mbi 5 vjet. Kryetari i partisë së Xhuvelit këtu, Ziso Kristopulli, për vite me radhë bëri “për bukuri” edhe drejtorin likuidator të ndërmarrjes-fantazmë dhe punët, detyrat dhe përfitimet qenë në një linjë nga dhëniet me qira të impianteve njerëzve pa kurrfarë njohurie e dashurie për midhjen. Vetëm midhja s’ngriti kokë e përjetoi nga ditët e saj më të zeza. Por pati qiraxhinj si Hysen Mane me shokë, të betuar për t’i bërë impiantet e tyre të lulëzojnë, duke sakrifikuar shumë vet dhe familjarisht, në emër të zhvillimit të biznesit. – Po ajo puna e dhënies me qira – thotë Hyseni- ashtu vazhdon, kur afati duhej të ishte 15-20 vjeçar, që investimi të kish siguri e kohë për ta dhënë e treguar veten. Por para mbarësisë së prodhimit të kij viti ai e “harron” këtë litar që u ka lidhur këmbët dhe shpreson që deri në Amerikë ta eksportojë prodhimin e sivjetmë. -Deri edhe 200 veta nga Saranda mund të punësohen në këtë lloj biznesi – thonë shumë punëtorët e midhjeve, që liqenin e Butrintit e njohin po aq sa veten e tyre dhe e quajnë atë, miniera e Sarandës. Mendimi shkon deri te mundësia për krijimin e një shoqërie aksionere, me pjesëmarrjen e kaq e kaq specialistëve (që sot janë pa punë) me bashkëpronar shtetin, deri te ambicioni për ngritjen e një fabrike konservimi dhe ushqimi të midhjes. Një e tillë, madje me teknologji të kohës, ekzistonte në kompleksin ushqimor të Cukës, por ai ra në duar partiakësh, që e konvertuan atë pasuri, duke e shitur dorë pas dore e tani ai gjendet i zhytur në një heshtje akuzuese. Në përçapje të financimit për një investim të tillë ndodhet vetë Hyseni, atje pranë “krevateve” të midhjes. Njerëzit me vizione e me pasion nuk mungojnë. Ato që mungojnë janë hapësirat e nevojshme për t’u dhënë konkretësi dëshirave dhe ideve. Trotuari – tregu i midhjes (!) Kur është sezoni, në muajt e pranverës e në verë, ata që hyjnë në “portat” e liqenit dhe rrëmbejnë sa të mundin prej “arit” të kësaj “miniere” janë të shumtë. Midhja, nxjerrja, zierja dhe tregtimi i saj për shumë njerëz që vrapojnë të nxjerrin bukën, kthehet në një biznes sezonal. Oferta e tyre bën për vete një rrjet të caktuar blerësish. Por pasi kanë kaluar jo 10 javë e muaj, por vite të tëra të përplasjes në këtë treg, vallë përsëri nuk duhet pyetur; pse shumica i ziejnë ato midhje në kazanin e rrobave? Edhe në vitin e 10-të, të 11-të, të 12-të tregu i midhjes do të vazhdojë të jetë trotuari, që mbush me erë të pakëndshme gjithë qytetin? Ndoshta ka ardhur ora që organet e kontrollit e tani, që nuk mungon as policia bashkiake, të gjithë të shkundin gjumin, të prishin ëndrrat e po të jetë nevoja edhe llaf të prishin, për të ndrequr një gjë elementare: qytetarinë e qytetit, parë në këtë plan. Bistrica – e thirrura e gjendjes SOS Gjendja SOS është prezent. Faktorët kërcënues që veçojnë specialistët, janë disa. Shpërthimet e squfurit, prishja e përsëritur e ekuilibrave biologjikë të ujit, zotërimi i “ujit të rëndë”, siç quhet ndryshe ai i kripuri që vjen nga deti përmes kanalit të Butrintit, stimulimi i sëmundjes evropiane të midhjes etj, duan të thonë se kohë për të humbur nuk ka. Zgjidhjen më të përsosur – përsërisin specialistë të njohur në Sarandë – e jep vetë natyra me Bistricën pranë. Ndoshta marsi e prilli, kur ende askush nuk ndjen nevojën e ujitjeve, janë muajt më të mirë kur liqenit i do lëshuar Bistrica për të realizuar “katharsisin” që i duhet për ta shpëtuar midhjen. Kështu, siç është vepruar edhe dekada të shkuara, garantohet që për 4-5 vjet i jepet jetë jo vetëm midhjes, por ripërtërihet flora dhe fauna e liqenit. Përpara ujërave të ftohta brisk e me pastërti kristalore që ka Bistrica, “krimbi i mollës blu” do të ndjehet keq. E mira do të jetë në anën e njerëzve që dinë të punojnë e t’i gëzohen punës. Ja përfitimet nga plotësimi i standardeve të eksportit Trefishohet prodhimi i midhjes dhe do të përfitohen më shumë se 10 milionë USD në vit, të munguara deri sot. Liqeni i Butrintit, veç vlerave ekologjike dhe të ekosistemit në zonën mes gadishullit të Ksamilit dhe të vargkodrave të Kalivos dhe Qenurjos, mbete si “rezervati” më i madh dhe unikal në Shqipëri i kultivimit të midhjes. Lufta për zhbllokimin e eksportit Aktualisht shteti bën demarshe të sforcuara për të zbllokuar eksportin e midhjes. Këtij produkti brilant, me cilësi ushqyese e tepër të kërkuar. Duke iu referuar një dokumenti të komisionit të monitorimit të BE-së të pa një muaji mbi mbajtjen ende të bllokuar të eksportit të molusqeve dhe midhjeve nga Shqipëria drejt tregut evropian, si dhe komenteve të kreut të MBU, drejtori i ndërmarrjes së rritjes dhe zënies së peshkut dhe midhjeve në Butrint, zoti Harillaq Vjeri, tha për gazetën se po punohet për të arritur standardet e kërkuara. Sipas tij, për këtë domosdoshmëri janë bërë të ndërgjegjshëm jo vetëm specialistët, por edhe kultivuesit e midhjes në liqenin e Butrintit, të cilët nuk mund të shpërfaqin të gjitha mundësitë prodhuese dhe se për këtë arsye humbjet janë të mëdha. Nga 20 milionë USD që mungojnë çdo vit nga mos eksportimi i midhjeve dhe molusqeve në shkallë vendi, 10 milionë USD i takojnë shoqatës së kultivimit dhe prodhimit të midhjeve të Sarandës. monitorim për të arritur standardet Nuk mund të veprohet më si në të kaluarën. Tregu sot kërkon cilësi dhe garanci. Për këtë ne monitorohemi prej 3 vjetësh , thotë drejtori Vjeri. Grupi I specialistëve të komisionit të monitorimit nga BE-thotë ai- ka qenë në Butrint qershorin e një viti më parë. Kanë vëzhguar dhe kontrolluar disa ditë rresht zbatimin e masave dhe standardeve higjienike e veterinare të procesit të prodhimit dhe tregtimit, si në qytetin e Sarandës dhe qytetet e tjera, ku shkon ky prodhim Brenda vendit, si dhe standardizimin e prodhimit. Ky grup shfaqi rezerva dhe la detyra për përmirësimin e shërbimit veterinar, si dhe për rritjen e shkallës së kualifikimit tekniko-Professional të specialistëve. Ky konkluzion I grupit të monitorimit të BE është mbështetur edhe në përfundimin e analizave bakteriologjike dhe hidrobilogjike (të cilat kryhen nga IKV Tiranë dhe instituti kërkimeve të peshkut Durrës me rigorozitet 3 vitet e fundit). Janë këto dy institute që në mënyrë të përmuajshme kryhen analiza të standardeve që kërkohen. 500 mijë euro për të realizuar standardet Realizimi i standardeve për të plotësuar Brenda këtij viti zhbllokimin e eksportit të midhjes, ka si prioritet kualifikimin e specialistëve nga njëra anë dhe për këtë po punohet përmes organizimit të seminareve etj., ndërkaq dhe përmirësimin e masave magazinuese e përpunuese të prodhimit dhe konfeksionimin e tij për treg. Për të mundësuar këtë MBU. Nëpërmjet programit PHAR, ka planifikuar një investim pre 500 mijë euro. Do të ndërtohet në Manastir, buzë liqenit të Butrintit, një pikë magazinuese e përpunuese e midhjes. Nuk ka dy standarde Konfeksionimi i midhjes për treg, përmes investimit që do të realizohet Brenda këtij viti, do t’i hapë rrugë eksportit, por do të përmirësojë ndjeshëm edhe cilësinë e tregtimit Brenda vendit. Detyra që na shtrohet për zgjidhje në këtë fushë nuk i ndan tregjet për prodhimin e midhjes në sasi për tregun e jashtëm dhe të brendshëm. Standardet kërkohen të jenë të njëjta. Kjo do të thotë që edhe cilësia e prodhimit edhe cilësia (që përmban higjienën etj) e prodhimit brenda vendit, të jenë të njëjta me ato jashtë-thotë Vjeri. Grupi I monitorimit nga BE i kushton vëmendje të veçantë këtij problemi. Nuk mund të ketë dritë jeshile për eksport, pa plotësuar standardet e tregut të brendshëm. Kjo duhet kuptuar kështu: askush nuk do ta blejë e konsumojë midhje (edhe se ajo është e cilësisë së lartë) në se do të tregtohej nga një individ i papastër dhe në një lokal antihigjienik e më keq akoma në rrugë. Arritja e standardeve do të rrisë prodhimin Edhe se me një treg jo të standardeve që kërkohen, madje tepër problematik, është arritur të prodhohet diçka më shumë se 8 mijë kv vitin e kaluar. Po aq parashikohet të jetë ai edhe sivjet. Prodhimi i munguar për shkak të mungesës së tregut, sidomos të eksportit, është gati sa trefishi i shifrave të përmendura më lart. Aktualisht janë në funksion 50 impiante prodhimi (kultivimi) të midhjeve. Ato janë në përdorim nga 35 grupe kultivuesish, me rreth 80 të punësuar. Teknologjia e kultivimit është italiane dhe bashkëkohore. Llogaritur kapacitetin e prodhimit me 400-500 kv për çdo impiant, mundësitë janë për 25 mijë kv midhje në vit. Për mungesë tregu, impiantet 34%, pa llogaritur shumë impiante të pavëna në punë.
Sigal