Lionel Mesi, protagonist dhe në modë

529
Sigal


 Lionel Mesi është një kampion i madh në fushë. Super ylli i Barcelonës ka fituar katër “Topa të Artë”, më shumë se askush tjetër. Por, tani sulmuesi argjentinas është shndërruar në një protagonist edhe në modës. Leo është personazhi kryesor në kopertinën e revistës së njohur të modës, “Esquire”, teksa paraqitet i veshur me një kostum “Dolce & Gabana”. Revista do të dalë në muajin mars dhe në të do të jetë sigurisht edhe një intervistë e gjatë mbi jetën private të lojtarit më të mirë në botë, ku do të zbulohen shumë detaje nga jeta e atij që konsiderohet si “lojtari më i mirë i të gjithë kohërave”.

 Kimi Raikonen bëhet beqar, ndahet nga pas tetë vjetësh

  Pas tetë vitesh martesë, piloti finlandez i Formuka Një, Kimi Raikonen, kampion i botës në vitin 2007, është ndarë nga bashkëshortja e tij, Xheni Dahlman-Raikonen. Raikonen dhe Xheni, një ish-modele finlandeze, u njohën në vitin 2001, gjatë një spektakli bukurie, në të cilën Xheni u kurrorëzua Miss Skandinavia. Atëherë Kimi ishte 22 vjeç, ndërsa Xheni 20 vjeçe.ët e fundit, Kimi dhe Xheni jetonin të ndarë. Piloti i skuderisë Lotus ka një pasuri prej 30 milionë euro, dhe për Xhenin do të jetë një ndarje jo shumë e dhimbshme, pasi do të përfitojë disa miliona. Ish-çifti jetonte nga viti 2004, në  Volero të Zvicrës, në një vilë të quajtur “Butterlflay”, ose “Flutura”.

 Sulmuesi i Mançesterit, i famshëm nga e dashura pornostare

 Kur Mançester Junaitid bleu nga Borusia e Dortmundit, japonezin Shinji Kagava, e dinte se sulmuesi 23-vjeçar (11 ndeshje, 2 gola këtë sezon në Angli) kishte të dashur pornostaren Ameri Içinoze. Syperlylli i argëtimeve për të rritur krijoi jo pak probleme te familjet e futbollistëve të tjerë në lozhat e “Old Traford”-it, përfshirë edhe Kolin Runin, bashkëshorten e sulmuesit të famshëm të Mançester Junaitid dhe Anglisë, Uejni Runin. Shinji Kagava, sulmuesi i talentuar japoneze u ble nga Borusia Dortmungi në vitin 2010 nga klubi Cerezo Osaka, por ai mori famë më shumë nga marrëdhënia e tij me “grykësen” Ameri Içinoz, që kishte punuar edhe me emrat Ajaka Misora dhe Erika Kurisu.

  Femrat nuk mbarojnë kurrë për Mario Balotelin

 Mario Baloteli është mashkulli më i kërkuar në Itali. Sulmuesi i ri i Milanit nuk njeh kufij përsa i përket lidhjeve me femrat. Gjithmonë ka një histori të re për të. Modelja belge Fani Neguesha është “flaka” e re e Super Marios. Ish-sulmuesi i Interit dhe i Mançester Sitit tashmë i ka harrur lidhjen me Rafaela Fikon dhe vajzën Pia. Rafaela madje ka një fëmijë me Mario Balotelin, por futbollisti, i njohur për sjelljen e tij ekstravagante as që do t’ia dijë. Neguesha është e dashura e tij e re, por askush nuk e beson në Itali se ajo do të jetë e fundit për Balon…

Bar Refaeli, tifozja speciale e Barcelonës

 Bar Refaeli është modelja më e njohur izraelite për momentin. Supermodelja është ikona e shumë shtëpive të njohur të modës. Ajo mund të veshë në publik veshje të modës së fundit, por në shtëpinë e saj ajo ri gjithmonë me një bluzë të Barcelonës. Gjë që ajo e ka bërë publike përmes adresës së saj në rrjetet sociale. Faqet e gosipëve janë të mbushura me shumë histori të saj. Madje miqësia e Bar Refaelit me futbollistë të Barcelonës ka provokuar zemërim të gratë apo të dashurat e lojtarëve. Bukuroshja izraelite ka qenë rregullisht e pranishme në ndeshjet e Barcelonës në “Kamp Nou”, teksa paparacët kanë publikuar foto të saj me disa futbollistë katalanas.