Linkin Park mban koncert në përkujtim të Chester, ç’bëjnë anëtarët e grupit

638
Grupi muzikor Linkin Park ka zbuluar datën dhe vendin e ngjarjes së veçantë të organizuar në përkujtim të Chester Bennington, këngëtarit kryesor të grupit që vdiq në 20 korrik. Siç bëhet e ditur në një shënim, në 27 tetor në Bowl të Hollivudit në Los Anxheles, Kalifornia, grupi do të mbajë “së bashku me artistë të tjerë” një shfaqje në nder të ish-këngëtarit të tij, “një njeri që preku jetët e shumë njerëzve në mbarë botën “.
Siç raporton Entertainment Weekly, anëtarët e Linkin Park do të dhurojnë paratë e mbledhura me këtë koncert-event në fondin “One Light”, krijuar në kujtim të Chester Bennington dhe i themeluar për të dhënë ndihmë konkrete për njerëzit në vështirësi. Kjo iniciativë është vetëm një nga aktivitetet bamirëse të kryera nga Music For Relief, një kompani jofitimprurëse e krijuar nga grupi në vitin 2004 për të ndihmuar ekonomikisht popullsinë e prekur nga cunami në Azinë Juglindore.
Shoqëria më pas gjithashtu ka ofruar asistencë në katastrofa të tjera natyrore si Uragani Katrina (2005), tërmeti i Haitit (2010) dhe cunami në Japoni (2011), që përfshiu gjithashtu uzinën e energjisë nukleare Fukushima.
Videoja zyrtare e “One More Light” – Linkin Park publikoi videon zyrtare të “One More Light”, kënga numër nëntë e albumit. Filmimi është në fakt një kolazh i disa momenteve nga koncertet live me yllin Chester Bennington, i filmuar teksa këndon i përqafuar nga fansat poshtë skenës. Në fund të klipit, ka një frazë prekëse nga anëtarët e mbetur të grupit në kujtim të kënmgëtarit trë tyre frontmanit të tyre: “Chester, ti ke shkaktuar pasion, qeshje dhe guxim që do të zgjasë përgjithmonë në zemrat tona.Na mungon, vëlla. Joe, Mike, Brad, Dave dhe Rob”.
Sigal