Linda Halimi mahnit Jennifer Lopez në “American Idol”

628
Linda Halimi performon të shkëlqyer në konkursin “American Idol” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja kosovare këndoi këngën “It’s a man’s world” dhe është vlerësuar pozitivisht nga juria në të cilën bënte pjesë klëngëtarj ae njohur Jennifer Lopez, Harry Connick dhe Keith Urban.
Ishte pikërisht Jennifer Lopez, që insistoi më shumë dhe që shprehu dëshiren për ta parë Lindën më tej në konkurim.Të tre anëtarët e jurisë ishin pro kalimit të Linda Halimit në fazën tjetër.
Po ashtu, spektakli “American Idol” e postoi videon e këngëtares kosovare në rrjetin social Facebook, ku e shoqëroi me fjalët: “Histori inspiruese..ajo ka shumë talent”.
Në prezantimin e saj para se të këndonte, Halimi tregoi se kishte një jetë të tërë që e ëndërronte këtë moment dhe foli për punën e madhe që kishte bërë për të rënë nga pesha. 
Sigal