Lind fëmija me 3 prindër

550
Pas vitesh përpjekjeje, por pa rezultat, ata janë bërë prindër të një fëmije, që erdhi në jetë falë fekondimit “in vitro” me 3 persona.
Sipas “The Times”mjekët në Kiev përdorën një metodë të quajtur tranferimi pronuklear, në atë që konsiderohet si herë e parë në botë. Por ky nuk është fëmija i parë i lindur me ADN-në e 3 prindërve.
Vogëlushja që erdhi në jetë më 5 janar mendohet të jetë bebja e dytë me 3 prindër. Një tjetër fëmijë u krijua përmes një metode paksa të ndryshme në Meksikë, vitin e kaluar.
Mësohet se ekipi mjekësor i Kievit fertilizoi vezët e nënës me spermën e babait, e më pas transferoi gjenet e kombinuara në vezën e një dhurueseje. Fëmija ka identitetin gjenetik të prindërve, e gjithashtu një pjesë të vogël ADN-je nga gruaja e dytë.
Shkencëtarët shpikën këtë lloj metode për të ndihmuar gratë që rrezikojnë të trashëgojnë çrregullime serioze gjenetike, të kenë një fëmijë të shëndetshëm.
Sigal