Sigal

Agron MEMA

Ksamil. Si gjithmonë pranë artit, pranë atij që i dhanë shpirtin dhe mundin, sakrificën dhe investimin jetësor, çifti Dizdari nuk ka harruar të ndajë Fundvitin me njerëzit e artit dhe kulturës së Sarandës, kjo duke përmbledhur Festat e Nëntorit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, ndikuar nga koha që artistët do të largohen nga Ksamili dhe nuk mundeshin pa përcjellë respektin dhe mirënjohjen me krijuesit sarandjot. Një takim i këndshëm me një drekë të shijshme. Takim artistësh.

Artisti i Merituar Limoz Dizdari ka falënderuar pjesëmarrësit aktivë, por edhe ata që mundësia nuk iu dha prezencën, për bashkëpunimin gjatë vitit që po lëmë pas në aktivitetet që ka organizuar Qendra e Kulturës dhe Artit të Ksamilit “DEA”. Poetë, shkrimtarë e krijues si kreu i gazetarëve të Sarandës, Thoma Nika, poeti Bardhyl Maliqi, historiani Halil Shabani, shkrimtari dhe kreu i shoqatës së krijuesve Jonianë, Pajtim Çaushi, mësueset Violeta Shehu, Parashqevi Gunella, Mysarete Sadiku e Kiço Mavro, poeti Dashamir Malo, krijuesi Tomorr Dhrimo, romancieri Koço Vogli etj.

Kanë sjellë vlerat e kësaj qendre kulturore duke i vlerësuar këtë çift artistësh si një meteor ndriçues për kulturën në vitet më të rënda të erozionit të tranzicionit të jetës shqiptare, e aq më shumë ndaj kulturës. Ky çift artistësh vuri investimin e tij në mbajtjen gjallë dhe zhvillimin e jetës kulturore të jugut shqiptar, ndonëse edhe me barrikada të rrezikshme në aktivitetin e tyre. Të dy korifenjtë e muzikës shqiptare, nga e lehtë e deri klasike, çifti simpatik Dizdari, kanë shprehur pa rezerva edhe mirënjohjen ndaj gazetës “Telegraf” për mundësimin e publikimit të aktiviteteve të tyre në faqet e saj.