Lili Gjidodaj, “Sofra Dardane” rikthehet në nostalgjinë e viteve

1099
Sigal

Intervista/ Flet kënëgtarja Lili Gjidodaj: Sofra Dardane ishte një nostalgji, u ktheva vite mbrapsht kur ndiqja turnet me Ansamblin Puka….

Kudo ka xhelozi por miqësia e vërtet do shpatulla ta mbash

Është një ndër këngëtaret me timbër zëri më të veçantë e cila dallon sapo dëgjohet. E kam fjalën për këngëtaren e mirënjohur Lili Gjidodaj e cila këtë verë ka qenë mjaft aktive dhe e kërkuar jo vetëm nëpër dasma e gëzime familjare por dhe në evenimente të rëndësishme si ”Sofra Dardane” , festivali “hitet verore” etj, ku mori pjesë me këngën më të re” Bailamos”. Në një intervistë për gazetën”Telegraf” Lili na tregon për emocionet që ka përjetuar në këto evente. Lili gjithashtu ka pak ditë që ka nxjerrë këngën e saj më të re “Bailamos” që është kthyer në hit veror dhe dëgjohet gjithandej. Lili tregon se si erdhi kënga “Bailamos” është sezon verorë thotë ajo dhe duhet të kërcejmë pak. Lili gjithashtu për herë të parë flet dhe për jetën e saj private ajo është mama e një djali 11 vjeç Lideo dhe thotë se dhe me zemrën punët mirë i ka

 Periudhë plazhi….Si po i kalon pushimet në jug të Shqipërisë ?

Përshëndetje e dashur, po kështu është kur nuk ruan marrëdhënie pune me ty ,t i nuk rri asnjëherë pa më ngacmuar ( s’ka pushime për ty) . Mirë pavarësisht faktit që i kam marrëdhëniet e këqija me plazhin por do e sfidoj kësaj radhe, nëse mundem.

Me kë po i kalon pushime?

Ah për herë të parë me motrën time dhe pjesëtarët e familjes tonë ( dhe mos u habit nëse i lë përgjysmë) se nuk bëj asnjëherë 1 javë pushime bashkë)

Unë kam parë që këtë verë ke qenë shumë e angazhuar ?

Se di çfarë më ka gjetë kësaj vere. Ti e di më mirë.

 Ti sapo përjetove një eksperiencë të re ishe pjesë e Sofrës Dardane ma përshkruaj pak si u ndjeve aty?

Sofra Dardane ishte një nostalgji, u ktheva vite mbrapsht kur unë i ndiqja turnet me Ansamblin Puka ( na ishte një herë se sot na e kanë harruar edhe emrin) .U ndjeva mrekullisht mirë jo për faktin e prezantimit, se seriozisht duhej të kisha përveshur mëngët për të bërë diçka shqeto çifteli ( me atë jam rritur).

Këtë vit ti ishe dhe pjesë e festivalit” hitet verore” ku more pjesë me këngën “Bailamos” si u prit nga publiku?

“Bailamos” domethënë kërcejmë, si mund të pritet një këngë që thotë kërcejmë mirë pra super mirë jam shumë e kënaqur .

Cilët janë bashkëpunëtorët e kësaj kënge ?

Muzikën dhe orkestrimin i ka bërë Gaz Neziri përveçse muzikant shumë i mirë mik dhe artist djalë, mix master Arben Neziri “no koment” e njihni të gjithë dhe tekstin e ka bërë vetë ai.

Do të kemi ndonjë projekt të ri nga ti për këtë verë ?

Po tani është sezon dasmash duhet diçka për dasma do vijmë bashkë me kolegun tim Admir Prekaj ( mos më pyet më gjatë se nuk të tregoj asnjë surprizë ) .

Të hidhemi pak te jeta jote private me zemrën si i ke punët ?

Buçi zemra…. po zemra do bëj të sajën e shoh që do t’më ngacmosh. Por s’jam e mirë në të folur kështu që s’të them dot më shumë .

Unë të njoh mirë por për publikun çfarë e tjetërson Lilin ?

Më tjetërson ngrohtësia, njerëzit që vinë vërtet për të dëgjuar, për tu argëtuar dhe jo për intriga. Si i ke marrëdhëniet me kolegët dhe koleget ?

Unë mirë duhet të pyesim ata si i kanë me mua .Të jesh vetvetja nuk ke marrëdhënie të mira me asnjë ( ja që nuk bëhemi dot lëpirëse ) .

A ka Lili miq dhe mikesha të ngushta?

Ua kam si jo, pak por të saktë. Kam një që më thotë shtriga ime ( edhe pse unë nuk i kam syçkat blu ) por s’po jap emra se të gjitha më kanë qëlluar xheloze .

Sipas teje ekziston miqësia e vërtetë ?

Ekziston miqësia e vërtet por duhet shpatulla për ta mbajtur!!! Korrektësi dhe respekt e mbanë një miqësi afat gjatë tjerat janë çfarë të bi lumi .

Si i ke marrëdhëniet me paratë ?

Po pse moj xhan ma bën ktë pyetje ! Paratë më duan mua unë s”jetoj dot pa to, kam marrëdhënie të mirë i shtrydh kur s’kam i hap të thahen kur kam .

Për çfarë prish më shumë ?

Më shumë shpenzoj për tim bir dhe gjërat e nevojshme , ah më kanë edhe borxhe ( ndihmoj po nuk kujtohen ti kthejnë ) .

Intervistoi Era Çela