Lili Cingu dhe Shqiponjat e Vogla performojnë në fushën e NBA

1083
Ikona e kërcimeve folklorike Liliana Cingu dhe  “Shqiponjat e Vogla” të udhëhequr nga koreografi shqiptar Ramazan Këllezi performuan në Air Canada Center në Toronto. Valltarët kërcyen vallen e Tropojës gjatë ndeshjes Toronto Raptors me Phoenix Suns në fushën e NBA, si pjesë e Natës së Trashëgimisë Shqiptare.
“Shqiponjat e Vogla” është një ansambël folklorik që ndodhet në Toronto dhe që kërcejnë valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Ata janë krijuar në vitin 2011 me ndihmën e vetë koreografit Ramazan Kellezi dhe “Shoqatës shqiptaro-kanadeze të Torontos”. Ai përbëhet nga vajza të moshës 5-18 vjeç që prej disa vitesh performojnë në aktivitete të ndryshme kulturore.
Sigal