ligj të ri për të “peshkuar” investitorët e huaj që nuk ofrohen prej korrupsionit e taksave të larta

520

Dritan BORSHI

Skema: gjurmim të ankesave të investitorëve për administratën shtetërore, gjatë ushtrimit të biznesit të tyre 
Në tre vitet e fundit asnjë investitor potencial nuk e ka zgjedhur Shqipërinë, teksa Rajoni është shndërruar në oazin e industrisë automative. Stoku i lartë i investimet të huaja që po udhëhiqet nga investimet TAP dhe në HEC-et mbi lumin Devoll pritet të fashiten shpejt nëse nuk merren masa shpejt. Në përpjekje për ti paraprirë kësaj situate qeveria po merr në konsideratë të ndryshojë bazën legjislative për investimet e huaja. Në dokumentin e programit të reformave 2017-2019 është caktuar që qysh këtë vit të nis puna për hartimin e një ligji të unifikuar për investimet e huaja. Ky ligj sipas projektit të qeverisë do të zëvendësojë ligjet ekzistuese, rregulloret dhe marrëveshjet institucionale qe rregullojnë investimet, veçanërisht Ligjin mbi investimet e Huaja dhe Ligjin mbi Investimet Strategjike si dhe ligje të tjera të lidhura me Investimet e Huaja Direkte e rregulloret në zbatimin e tyre. Në themel të ndryshimeve do të jetë vënia e një mekanizmi të gjurmimit dhe të menaxhimit të ankesave të investitorëve me qëllim zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen investitorët gjatë ushtrimit të biznesit të tyre në vend. Por ka një paradoks mes kostove dhe përfitimeve dhe kostove që do të ketë hartimin dhe zbatimi i bazës së re ligjore për investimet e huaja. Kostoja vlerësohet rreth 70 milionë dollarë dhe është një kredi e siguruar nga Banka Botërore nëpërmjet programit “Huadhënia për Politikën e Zhvillimit të Konkurrueshmërisë” për Shqipërinë). Teksa qeveria shqiptare përmes Mekanizmit të Zgjidhjes së Ankesave të Investitorëve pritet që të absorbojnë rreth 60 milion USD në investime. Ministria e Ekonomisë argumenton se, Ligji i ri mbi investimet do të sigurojë përputhjen me standardet e punës, sigurisë dhe ato mjedisore dhe rregulloret në brendinë e tyre ne legjislacionin vendas dhe në traktatet përkatëse ndërkombëtare, në të cilat Shqipëria është pjesëmarrëse. ”Përfitimi i niveleve më të larta të IHD-ve bazuar në kuadrin e ri ligjor, do të rrisë punësimin dhe fuqizojë rolin e Shqipërisë në zinxhirët globale të vlerës. Qeveria shqiptare pret që niveli i investimeve të huaja më 2017 të jetë rreth 9.2% te PBB-së. Reforma e propozuar është pjese e prioriteteve te Programit te Qeverise, ERP 2017-2019 nen masën e reformës se fuqizimit te tregtisë, Shtylla I-“Rritja e Integruar e SEE 2020, BIDS 2014-2020 dhe kontribuon në rritjen e Konkurrueshmërisë.
Sigal