Libri i ri “Trafikantët” i autorit Vili Minarolli

2763
Sigal

Kush është Vili Minarolli

Vili Minarolli lindi në Elbasan, më 8 gusht 1944. Më 1962 mbaroi gjimnazin Petro Nini Luarasi në Tiranë. Më 1966 u diplomua në fakultetin e Shkëncave të Natyrës dega Matematikë. Për shumë vjet mësues në Berat e Kuçovë, e më pas punonjës shkencor në Institutin e Studimeve Pedagogjike dhe pedagog në Universitetin e Tiranës. Më 1988 mori titullin Doktor I Shkencave. Më 1992 u emërua drejtor në Ministrinë e Arsimit, më 1993 në Ministrinë e Punëve të Jashtëme, dhe i Ngarkuar me Punën a.i në ambasadën Shqiptare në Beograd. Më 1995 drejtor i Europës në Ministrinë e Punëve të Jashtëme. Nga 1996 u angazhua në politik si një nga drejtuesit kryesor të Partisë Demokratikedhe deputet në tre legjislatura. Më 2005 u emërua ambassador në Athinë, ndërsa në 2010 në Austri. Në nëntor 2013 u largua me dëshirë nga shërbimi diplomatic dhe nga të gjitha funksionet shtetërore e partiake.

Libri i ri “Trafikantët” i autorit Vili Minarolli

Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit “Trafikantët”. Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste. Ish-sigurimsat kontrollojnë biznese, parti politike dhe struktura policore; trafikantë qeniesh njerëzore e lëndësh narkotike bëjnë karrierë në politikë, ndërsa mediat e kapura nga krimi i organizuar janë vënë në shërbim të strukturave partiake. Një roman aktual, me një varg ngjarjesh të ndërlikuara e me kthesa të papritura, që zbulojnë e zbërthejnë marrëdhënien e botës së krimit me rendin shoqëror, shtetëror dhe politik.