“Libra”, Blushi prezanton projektin për të sfiduar politikën

1177
Sigal

Gazeta Telegraf/

Në Lezhë ku prezantoi partinë e tij të re, Ben Blushin e pritën kryesisht
të rinj, dhe kjo e bëri postimit për të sfiduar ata që i konsideron parti të
vjetra. “Libra” është në fazë organizimi, por Blushi është i bindur se do të
jenë gati për garën e ardhshme elektorale. Blushi tha se “Libra është
organizata më e re politike në Shqipëri, që ka një qëllim shumë të qartë se si
të kthejë në shtëpi të gjitha partitë e vjetra. Për këtë arsye ka shumë shpresë
dhe shumë shans për zgjedhjet e ardhshme”. Për rreshtimin politik, Blushi thotë
se do të vendosë anëtarësia, ndërsa thekson se aktualisht mendon vetëm për
zbatimin e parimeve mbi të cilat është ngritur lëvizja politike. Për
Kryeministrin Rama, Ben Blushi thotë se sa më pak bashkëpunim me të, aq më mirë
është për partinë e tij. Blushi shtoi se “deri në pranverë kur këto çështje të
shtrohen për zgjidhje, të gjithë anëtarët e Libra-s me votë të hapur do të
vendosin se me kë do të rreshtohen. Ne nuk mendojmë fare se me kë do të
rreshtohemi, ne mendojmë se si të çojmë deri në fund parimet me të cilat jemi
themeluar”. Pas zyrtarizimit të Partisë, Blushi dhe themelues të tjerë të
“Libra” janë angazhuar në takime me qytetar për t’i njohur me ofertën e tyre
politike.