Lexuesi fituesi i festivalit “Ditënetët e Librit” organizuar nga Klik Ekspo Group

683
Sigal

Festivali i librit erdhi me shumë autorë, madje me mjaft shkrimtarë të rinj, duke filluar nga gjimnazistët deri tek përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë sonë. Aty ishin të pranishëm përkthyes, shtëpi botuese, biblioteka të vendit por edhe më gjerë.

Pjesë e panairit ishin përkthyesit më të njohur, duke nisur nga Agron Tufa, por duke i lënë hapësirë  edhe përkthyesve të rinj. Ndër shtëpitë botuese përmendim shtëpinë botuese “Pegi”, “Fan Noli”, “Dudaj”, “Toena” etj., ato që janë më aktive në treg, si edhe përfituese të fondeve nga Bashkimi Evropian. Stenda e Ditëro Agollit ishte shtëpia e poetëve të panjohur, shtëpia e poetit të madh i cili promovonte poetët e rinj.  Në këtë stendë u promovuan rreth 3-4 autorë të rinj nga qytete të ndryshme të vendit. Përveç bibliotekave të Korçës apo Fierit, e pranishme këtë herë ishte dhe biblioteka e Lezhës.

Risi e këtij panairi ishte që nuk kishte kufizime në pjesëmarrje pasi aty ishin edhe përfaqësues të penës kosovare dhe maqedonase, si edhe shtëpia botuese “Buzuku” dhe shtypshkronja “ Dukagjini” ndër më të mëdhatë dhe të njohurat në Kosovë.