Leonardo DiCaprio dhe Rihanna mendohet të kenë një lidhje romantike me njëri tjetrin pasi janë parë bashkë gjatë fundjavës në një klub nate të Parisit.
Thuhet se këngëtarja 27 vjeçare i ka dhënë Leo-s, të nominuar për çmimin Oscar, një puthje në klubin “L’Etoile”.
Por një burim i afër i aktorit, tha se 41 vjeçari ishte me miqtë e tij dhe jo me yllin e “Umbrella”.
“Rihanna erdhi me Cara Delevigne.Ajo e uroi Leo dhe e puthi në faqe. Ata nuk qëndruan më pas vetëm.Ata janë vetëm miq.”- shtoi burimi.
Aktori i The Revenant është në Paris këtë javë për promon e tij, ndërkohë që Rihanna po xhiron fimin më të ri, Valerian.