Lekë TASI/ Mbi librin e Kol Bib Mirakajt “Vetvrasja e nje kombi”

658
Librat e autoreve te veçantë, qofshin kujime apo monografi, janë burimet më të vlefshme pranë dokumenteve per te shkruar historine e 70 viteve te fundit. Sidomos memuaret kanë pulsin e jetës, dhe sa për subjektivizmin që shumë shpesh lehtëson përgjegjësitë e veta dhe rrit ato të kundërshtarëve, i bie lexuesit të gjykojë për seriozitetin /sinqeritetin e shkruesit, veçanërisht kur ka dijeni të hollësishme të lëndës së trajtuar në to (regjimin komunist dhe personazheve që lojtën rol pro dhe kundër tij). Deri dje kjo ishte e pamundur nga mangësia dhe njëanshmëria e dëshmive; (konkretisht tek librat veteranëve ish partizanë: sado pak të vërteta jo-partiake të përmbanin dorëshkrimet e tyre, e drejta e botimit do tu hiqej në çast; shembull kujtimet që nisi Myslim Peza dhe u prenë me një shenjë të kokës që bëri Enveri.. Për këto arsye e kam pritur me shumë dëshirë e kureshtje librin e Kol Bib Mirakajt, të shkruar në 1951 dhe të botuar më 2014. Libri evidenton në mënyrë të paekuivokueshme pikësëpari vetite e autorit: burrninë, atdhedashurinë dhe aftësinë e rrallë për të thënë fjalën e duhur aty për aty, dhe cilitdo qoftë, dhe mbi të gjitha largpamjen. Eshtë e habitshme por jo e pakuptueshme që ndër politikanët nacionalistë, ata më të demonizuarit gjat komunizmit, i pari Ernest Koliqi dhe pas tij Mustafa Kruja prej kohësh po dalin në media si njerëz të shquar dhe patriotë ( këtë famë të merituar të tyre e lejoka gradualisht fryma e dekomunistizimit me pikatore, që mbizotëron tek akademikët. Janë ata autoriteti shkencor që i rekomandon autoritetit shtetnor “këtë po, atë jo” , dhe në këtë shkallzim rehabilitues është lejuar të hyjë edhe Mit`hat Frashëri , sigurisht falë pacifizmit të tij që ua lehtësoi punën komunistëve, po edhe kuislingët Lef Nosi e Pater Anton Harapi, për personalitetin dhe kontributete e tyre të shquara patriotiko-kulturore, kurse për Mirakajn dhe figurat e tjera vendosmërisht antikomuniste si Xhafer Deva e Mark Gjonmarkaj -asnjë lëshim. Kjo është plotsisht e kuptueshme për kushtet tona të amullta. Kol Bib Mirakaj, meqë për Xhafer Devën folëm mëparë, paraqitet vetëm si politikan dhe më von si ushtarak ,rastisi që në një farë momenti t`i ngarkohej barra formale e partisë fashiste , e cila nuk pati jetë të gjatë, u shkri me rastin më të parë, nga vetë krerët e saj shqiptarë. Por “faji” kulmor i tij që i kushton mënjanimin sot për sot, është vendosmëria për të luftuar me armë ndërhyrjen e fqinjit tonë verior, me të cilin partizanët tanë ishin në marrëdhënie vartësie të plotë. Kur lexon librin e tij me titullin nga më të gjeturit “Vetvrasja e një Kombi”, kupton largpamësinë dhe energjinë e autorit, krahasuar me qullsinë skandaloze të shumicës së nacionalistëve, që deri vonë shpresonin në korrigjimin e NCl të drejtuar nga PKJ (…) Vendosmëria antijugosllave e veriorëve, ka shkaqe të njohura historike të kësaj pjese, të lakmuar dhe të masakruar herëpas here prej ushtrive serbe, por nuk është kuptuar njësoj nga të gjithë nacionalistët jugorë , dhe ç`është më e keqja, u përballua me një inkoshjencë politike që i detyrohej rivalitetit meskin të shumë krerëve, meskinitet që na karakterizon akoma sot. Edhe sot shfrytzohet një hollësi e parëndësishme siç është ajo e fashizmit (dhe harrohet që mbështetja tek i huaji ka qënë një tipar i vazhdueshëm , i pandërprerë politik shqiptar siç ish katandisur ai nga pushtimi shekullor (Lidhja e Pirzrenit, orvatja për autonomi nën Turqi më von, Esati nëshërbim serb,grek,francez,italian, marrëveshja Pashiç-Zog, traktatet Zog-Itali, ai Mugosha-Popoviç-Hoxha, i këtij të fundit me Bs,Kinën, Pakti Neubacher-Mehdi Frashëri, R. Alia që i dorëzohet tinëzi paktit BS- ShBA për të shpëtuar klikën e tij, Misioni Pelikan si “kurorëzim” i mllefit për humbjen e pushtetit. Ky nënshtrim vullnetit të huaj kur nuk arrijmë të mposhtim me fund rivalin e brëndshëm vazhdon sot e gjithë ditën por pa vënë mend; e tregojnë konfliktet pa dinjitet , kur gjyqin e kërkojmë në Evropë , dhe vendimin e saj nuk ia respektojmë, duke detyruar kështu diplomatët e saj të braktisin të neveritur llozhat e parlamentit . 
Çdo veprim dypalësh nga këto që numuruam më lart me faktorët e huaj mund të gjykohet vetëm nga rezultatet praktike. E pra, asnjë prej periudhave respektive, duam s`duam, s`mund të barazohet me atë që quhet “koha e Italisë” ( : bashkim me tokat shqiptare përtej kufirit të 1913-ës, arsim kombëtar në ato zona, Institut i studimeve shqiptare, lulzim i tregut, i qytetërimit, i horizontit, i botimeve, rikonfigurim europian i qyteteve tona ), dhe sa për të shumëpërfolurën “vënie të figurave politike në shërbim të okupatorit”, kjo ësht një gënjeshtër e madhe e historiografisë komuniste; fakti është e kundërta, që pushtimi fashist u bë pabesisht e në padijeninë e tyre, kështu që politika filo-italiane e mëparshme e disave prej atyre personaliteteve doli shpëtimtare, sepse shmangu marrjen e karieristëve në shërbim nga fashizmi ( të cilët E. Hoxha i vuri në krye të shtetit në 1946) , dhe kështu patriotët që sot pranohen me zemër tëthyer nga elita 45vje^are si personalitete, M.Kruja,E.Koliqi, e shumë të tjerë shfrytzuan lidhjet dhe prestigjin e tyre për t`i prurë atdheut shërbimet e jashtzakonshme që përmendëm, ndër to rivendosjen shumë shpejt edhe të dinjitetit të flamurit. Këto u bënë duke e shtrënguar Italinë, sepse ata ditën të përfitonin edhe nga konjukturat e luftës. Kush tjetër e ka mundur të bëjë një gjë të tillë në kushte analoge? Mosnjohja deri sot i shërbimeve të K.B. Mirakajt si atdhetar dhe parashikuesi më i qartë për strategjinë antikomuniste, por edhe si mbrojtës i palodhur uniteti në vend dhe në emigracionin e brejtur nga agjenturat dhe nga mediokriteti i krerëve me gjithë pasonjës, ka të bëjë sigurisht me dizinformimin themelor të deritashëm që do të mbajë edhe ca kohë. Historiografia zyrtare duhet më parë të ndërrojë shenjën algjebrike me të cilën vlerson atdhedashurinë. Opinioni publik që e ka vetdijën çfarë fshihet realisht në këtë tranzicion, megjithse ende i pakët, i di mirë arsyet, dhe nuk mund të presi që mbetja komuniste në ndërgjegjen e historianëve të deklarojë se lufta gjer në ekstrem vettanërisht i Veriut (Mark Gjonmarkaj, Kol Bib Mirakaj, Jup Kazazi , Maliq Bushati , Abaz Kupi, Halil Alia, Muharrem Bajraktari , Vëllezërit Kryeziu , Xhafer Deva me shokë në Kosovë, dhe më tej desantët në gjithë territorin, qindra djem që shkuan drejt vdekjes me vetmohim ) kanë qënë patriotizmi i vërtetë shqiptar, ai që na nderon në kontekst Europianolindor në dhjetvjeçarin e parë të Luftës së Ftohtë. Ata e kanë të sigurtë rrugën drejt Panteonit tonë. Por si duket ne duhet të presim akoma, që vendin e pesë djemve të Vigut dhe të shumë pjedestaleve të tjera, ta zënë përmendoret e Postribës e Malsis së Madhe , i Mark Gjonmarkajt, i Preng Calit, i Alush Lleshanakut e me rradhë, dhe`nuk duhet të jetë e vështirë për ata që kanë në dorë dokumentat ta identifikojnë edhe rolin përherë aktiv të K. B. Mirakajt, në të vetmen luftë që duhej bërë , atë kundër rrezikut komunist brënda vendit, dhe pak kohë më parë atij çetnik nëkufi (libri na sqaron për këtë). Roli i tij kryesor, sepse ai kishte përballë si kundërshtarë kokëngjeshur ose tinzarë mjaft prej nacionalistëve, si^ doli edhe hapur më von. Ai ka qënë ndër më të qartët si për aspektin politik ashtu dhe për atë ushtarak të përpjekjes së përbashkët që duhej në atë moment , dmth për një front kompakt nacionalist, sepse kauza shqiptare për shkaqe historike dhe aktuale nuk ishte ajo e koalicionit, por shpëtimi i kombit prej krahut lindor të tij. . Akoma sot ekziston një lloj servilizmi psikologjik ndaj prioritetit të pjesëmarrjes pa tjetër me koalicionin . Jo! Nuk fitohej përkrahja e anglosaksonëve me shërbimet e përcipta që fshihnin synimet e bllokut lindor (shih dokumentat britanike që e thone tro^, dhe këto ditë edhe disa më të turpshme që zbulojnë edhe pazarin me gjermanët ). Përparësi për fuqitë perëndimore në vendosjen e kufive mbas luftës do të kishte aftësia e një kombi të vogël të luftojë për vete, dhe sa më kompakt aq më i imeritueshëm është për pavarësi. Këtë preferencë moralo-politike të tyre (që e kanë mbrojtur shumë filoshqiptarë të shquar anglezë dhe francezë pranë qeverive të tyre) ,ne e humbëm plotsisht, megjithse u quajtëm aleatë. Ne as nuk u ftuam prej krejt Koalicionit, si shegertë të padenjë. Të shikohet në libër dialogu i Mirakajt me Kolonelin Mc Neal, i rrallë në kronikat tona për tonin e hapur e burrnor si dy të barabartë, reagimin e këtij të fundit, për të kuptuar shumë gjëra. Ndër to edhe mbrojtja tek autoritetet italiane prej anglo-amerikanëve ngaçdo përndjekje që iu bë Mirakajt në Itali, Kurse gjermanët në një farë momenti e ndiqnin për ta vrarë, megjithse ai ishte me ta! (nënkupto nuk donte tu lehtësonte punën të dërguarve të PKJ dhe të digjte vendin). Kjo është shenja dalluese e personalitetit, dhe fatkeqësisht janë të rrallë ata që e kanë. Kol Bib Mirakaj ka qënë jo vetëm këmbëngulës dhe dinjitoz në atdhedashurinë e tij, por edhe i gatshëm për koncesione – duke ua lënë udhëheqjen të tjerëve ,mjaft që rreziku të kuptohej dhe të përballohej menjëherë dhe sëbashku. Thelbësore, nëse duam pasqyrim të plotë të historisë, është të dalin njëkohësisht edhe provat se si ky aksion u sabotua nga vetë krerët nacionalistë të Jugut dhe jo vetëm, dua të them edhe nga paqartësia e shumë krerëve të Veriut, të impresionuar nga prania e oficerëve aleatë. . . Por edhe konflikti i shurdhët mes politikarëve që i kishin dalë zot vendit në momentin më të rrezikshëm të historisë moderne të tij, flet shumë , dhe lexuesi mund të marrë vesh nga ky libër gjëra tepër interesante për shkaqet e dështimit , pikërisht për faj të këtij pasinqeriteti. Mbi këtë temë delikate, autori jep hollësi të panumurta rreth ndodhive dramatike të viteve të LDB dhe për amullinë dëshpëronjëse të pjesës më të madhe të antikomunistëve në vend dhe në emigracion. Mbi të gjitha ai jep sipas meje çelsin si mund të lexohet kjo dizarmoni mes atyre që e quanin veten nacionalistë , e cila ka brënda shkaqe ende shumë të gjalla historike të një vendi që mbetej i përçarë.. Eshtë kudo i pranishëm rivaliteti meskin që karakterizon edhe disa krerë që i dinim ndryshe nga emri i madh që mbanin. Nëse lexuesit i çfaqet dyshimi se është subjektivizmi dhe protagonizmi që inspirojnë penën e autorit, ai mund t`a vërtetojë versionin e tij me anë dëshmish të tjera , njeri prej tyre libri “Hasan Dosti, një jetë për Ceshtjen Shqiptare” , ku kreu ballist nën presion aleat kërkonte unitet të emigracionit, dhe ndeshte në kundërshtime kokëngjeshura fshatarake, derisa Amerika e neveritur ua preu fondet. 
Tepër interesante janë edhe episodet e ekzodit nën bombardimet aleate nëpër Bosnjë-Kroaci-Austri, ku guximi i K.B. Mirakajt shpëton grupin e vet (Gjon Markagjonin, Irfan Ohrin, Tahir Kolgjinin, Pandeli Papalilon, Ndue Gjonmarkajn, Xhemal Bashatin etj) nga një kurth që një prej krerëve tanë emërmadh (Mirakaj ia kursen emrin), u kishte ngritur pranë Kroatëve për t`a eliminuar tërë grupin e tyre. Si kurdoherë trimin e shpëton vendosmëria. Ai refuzon prerazi që grupi i të ikurve të lërë hotelin në Zagreb (ishte pregatitur plotoni i ekzekutimit ) dhe fton kreun kroat Ljuburi^ aty, dhe sqarohet me të për akuzat fallso të ngritura sëlargu prej tanëve sikur Kapidani i Mirditës dhe Mirakaj kishin komplotuar meçetnikët për sulm kudra Koracisë). Po të njejtën vendosmëri ai tregon edhe nëVjenë, por me efekt të shumzuar : duke shpëtuar me qindra të arratisur nga avancimi i shpejtë i sovjetikëve. Austriakët u ofrojnë leje-kalim vetëm krerëve të lartpërmendur për në Insbruck, dhe ata nisen. Përveç Kol Bibës! Ai nuk i braktis emigrantët pa dokumenta nëdorë të fatit. Ata i vijnë në hotel tërë ankth dhe ai i qetëson; Mos u bëni merak, nuk iki pa ju. I sëmurë nga plaga e mahisur në gju, me këmbë të enjtura, shtrohet në makinë shkrimi, harton dhjetra leje-kalimi kolektive prej 10 vetësh me një kryetar secila, dhe me ndëmjetësimin e Neubacherit, i cili ia pranon këtë formë “pasaporte” , i firmos tek autorititetet. Po kjo punë përsëritet edhe në Insbruck, kur erdhi puna për të kaluar në Itali sëbashku dyqind e ca të ikur, pa mjete e pa gjuhë.
Ttështja e Fashizmit ku përqëndrohen akuzat e ka një shpjegim tek politika e kohës së Zogut , kur ky sistem shihej si ide relativisht efikase në një epokë krize, falë realizimeve sociale të saj të një kapitalizmi populist. Qe katastrofa e luftës që e diskreditoi . Për Mirakajn dhe tërë të ashtuquajturit fashistë ose filo-italianë, motivimi i tyre ishte ekskluzivisht mbështetja tek Italia me anën e një politike miqësie për ndihme ekonomike dhe sigurisht anti-fqinjëve ,kur Perëndimi s`garantonte as tërësinë territoriale ; ata e kuptonin atë lidhje nëpërmjet vendosjes se një princi të Savojës si mbret, kurse Italia ( me sugjerimin e Cianos që deshi të bëntë posi Gjermania me Sudetët dhe Austrinë por pa potencialin e saj njerzor e ushtarak)) e okupoi krejt në befasi dhe nxori variantin e bashkimit personal. Ka disa nuanca mes krerëve që u aktivizuan. Disa më të rëndësishmit kanë shkruar mbi rrethanat dhe veprimeve/ pikpamjeve tëtyre. Mirakaj qëndron më vete dhe për një arsye të fortë, e cila të bind plotsisht kur lexon librin. Kur përmenda largpamësinë e tij kisha parasysh pikërisht këtë fakt; që, befasia e pushtimit të armatosur italian e bëri të linte mënjanë divergjencat me Zogun dhe të ofrohej ta luftonte zbarkimin në Shën Gjin (ai pat qëndruar në emigracion nga 1926 deri në 1932, pra në këtë moment ai ndodhej brënda kufive) , por me krijimin e gjendjes së re mbas pushtimit , ai mori përsipër detyra sikur edhe të tjerët, për të kërkuar kthimin te fjala që ishte dhënë për një princ mbi një shtet të pavarur. Të gjithë kërkuan energjikisht që pavarësia brënda unionit personal të vihej nëvend. Pra e luftuan forcën madhore menjëherë. Por Mirakaj vettanërisht , mendon të përfitojë nga momenti për të përballuar rreziqet e reja në horizont, që shumë të tjerë nuk i shihnin , ose flirtonin me një koalicion antifashist që as i përfillte. Ai e pa të udhës të mos e lindte pa shfrytzuar këtë prani në vend të makinës ushtarake Italiane që po humbte luftën duke i shkëputur armatime e fonde, sëpari përkundra rrezikut çetnik (ishte momenti kur D. Mihajloviç eluftonte dhe ai Gjermaninë . dhe kishte në program çfarosjen e popullsive shqiptare – një pukjan i K.B.Mirakës kishte zbuluar dokumentin e këtij programi tek trupi i një Malezezi të vrarë ). Më vonë , ky rrezik çetnik i la vendin një tjetri , bile në një farë mënyre u bë aleat i përkohëshëm, sepse doli fitues kërcënimi më i mbuluar por shumë më ugjent ,ai i PKJ që kishte depërtuar edhe në Shqipëri. Gjëra të habitshme dalin nga libri i Mirakajt dhe nga shkrimet e asaj pjese politikanësh që ka heshtur me detyrim deri sot ( për tu lexuar edhe “Ad Memorandum” i Institutit të Studimeve të krimeve të Komunizmit, me 10 dëshmi të rëndësishme). Kryesorja është kjo : Apelit të Veriut Shqiptar ( më i rrezikuari siç ishte tradicionalisht dhe më i dëmtuari siç doli menjëherë mbas) iu përgjigj me indiferencë pikërisht Balli Kombëtar, i cili në takime ia pranonte propozimet Mirakës për veprim urgjent, dhe i linte mënjanë posa ai kthente shpinën. Dhe kjo megjithse ai nuk pretendonte , por ofrohej si vetëm kontribues, mjaft që të pranohej plani i rezistencës. Por për habi edhe vetë Xhafer Deva, që duhej të ishte i interesuar në maksimum, u tregua i ftohtë me Mirakajn. Konkretisht, kur ai mori në dorëzim Ministrinë e P. Brëndshme nga Mirakaj, ky i fundit, i ofroi Devës listën e 12 mijë luftëtarëve të rekrutuar falë ndihmës italiane në javët e fundt të teposhtës së saj, Ai e refuzoi (!) duke thënë :’Nuk më duhen këshilla, do të ndërtoj shtet modern” (në gjashtë muaj do ta ndërtonte?…). Shkurt ai refuzoi në esencë strategjinë e sulmit dhe adoptoi posi të tjerët atë të planifikimit (…) Kështu mbetën armiq efektivë të komunizmit tonë të frymëzuar e komanduar nga dyshja Dushan-Miladin, krahinat e veriut si Mirdita e GjonMarkajve, Kol Bib Mirakajnë Pukë dhe Muharrem Bajraktari e Kryezestë në Verilindje, Kaloshët dhe krerët dibranë, dhe natyrisht Lidhja e Dyte e Prizrenit e Devës në Kosovë kur Regjenca e Qeveria e Tiranës nuk ranë më dakord me Devën. Por këto qendra nuk e kishin një komandë unike, dhe as ndërlidhje të rregullt mes tyre, gjë që shpjegon pse nuk u realizua një forcë unike dhe kompakte kaq e natyrshme për atë moment rreziku iminent, si mjet i vetëm shpëtimi, po edhe si një kryeurë perëndimore për luftën e ftohtë mbas pak muajsh. Krerët e Ballit kaluan në Veri veç për vetmbrojtje. Pra u duk sheshit pavendosmëria në planin e tyre të vonuar për rezistencë , të cilën përçudi e kërkuan me këmbëmgulje të bëhej në Lurë(!), dhe jo në Shkodër ku kishte përqëndrime të mëdha forcash. (Rivaliteti i vogël me Veriun del i qartë gjatë tërë kohës si në ato momente kritike, ashtu dhe në emigracion). Plani pra nuk u realizua, ngaqë ndërhynë shpejt partizanët që kishin kapur Dibrën. Kur përmenda aftësinë e Kol Bibës për përgjigje të duhur në çastin e duhur,do të ndërmend vetëm edhe një rast tjetër nga të shumtit. Kur pushteti në Shtator të1943 kaloi nga qeveria nën Italinë tek ajo nën Gjermanët, Kol Biba si ministër i brëndshëm mori vesh se po bëhej fshehtaz një mbledhje në Bashki për të ngritur një assamble të re kushtetuese, por pa respektuar autoritetin ekzistues. (shenjë mosrespekti qytetar përveçse shkelje kostitucionale) . Qeveria u dizorientua, çoi zvkryeministrin Iliaz Agushin (të vrarë më von në Tiranë ) tek Komanda gjermane për të pyetur nëse kjo ish nisma e saj. Ajo e mohoi diplomatikisht. Atëhere Mirakaj, me solidarizmin e vetëm ministrit të Drejtësis Anton Kosmaçit shkoi në Bashki , dhe u kumtoi : “Qeveria nuk don ta mbajë as një orë pushtetin, por don që kalimi i tij të bëhet kostitucionalisht, prandaj mbledhja duhet të shpërndahet tani menjëherë në praninë time”. Pjesëmarrsit ,u bindën dhe madje ata q ë kuptonin, u shprehën dakord me qëndrimin ligjor të ministrit nëfuqi. Përjashtimet e pakta qëautori i quan “luga në sahan” s`patën kurajën të hapnin gojën, kurse një ushtarak me origjinë tëhuaj që kundërshtoi , Mirakaj e vuri në vend në mënyrë të prerë. ( Janë momente në libër që nuk mund të mos admirosh qëndrimin dinjitoz dhe energjik të tij.) Ky ishte Kol Bib Mirakaj, dhe ky guximi e urtësia e një njeriu që i kishte barazi frymën e ligjshmërisë evropiane, Kanunin e traditës, dhe karakterin burrnor për tu dalë zot. Libri rekomandohet sëfundi thjesht si shprehës të njerës prej pikpamjeve që duhet të ballafaqohen pa tjetër me dokumentat e thatë dhe me logjikën historike dhe rrethanore shumë më të vlefshme, para se të vihet pena mbi kartë për të shkruar historinë. 
Sigal