Legjendë e gjallë e këngës shqiptare

673
Sigal

Jeta artistike e Artistes së Merituar dhe zërit brilant shqiptar, Vaçe Zela

Aty, tek një çezmë fshati, nën fëshfërimën e plepave që përkulnin kokën, duke fishkëllyer nga erërat e ngrohta të vjeshtave të Myzeqesë, u përkundën jonet e bukura të një kënge… Nën avllitë dhe portat e një qyteti të vogël, tingëlluan tingujt hyjnor dhe rrodhën tej krojeve të Shqipërisë, anekënd, tinguj që dukej sikur vinin nga një planet i panjohur, sa tokësor, aq i largët dhe i huaj.

Një gjeni i artit të këngës po trokiste në tokën e shqipeve, në një tokë ku kënga ishte dhe mbetet sinonim i zjarrit dhe gurit, i pragut dhe ëndërrimit. Ishte një zë engjëlli në ferr, një puhizë pranverore në dimrin e përzhitur të vetmisë së madhe, ku përpëlitej një shoqëri e tërë, nën delirin e krisur të “njeriut të ri”, mbi të cilin rrinte si një mallkim Shpata e Demokleut…

Seç ishte ky zë brilant dhe nga vinte, jo gjithkush e mësoi ato ditë të pa kohë, ku në gjeneratoren e fatit të trishtë përkundej uria, zvetënimi, skamja, martirizimi i asaj pjese të shoqërisë që nuk konsideroheshin “miq të revolucionit”. Preja jetësore e kohës digjte dhe zhuriste koka njerëzish, përcillej skamja deri në palcë, ku gjerësia fshatare mezi kalonte në fytin e tharë nga etja misërniken e dalë nga furra e fushave të pa anë, që digjeshin nën mallkim e kob. Po ky zë tejnjerëzor sfidoi kohën dhe tingëllima e tij fluturoi fushave të gjëra të Myzeqesë, mrekulloi malet e dehu lumenjtë e detet e tokës arbërore, kapërceu klonet e hekurta të dhimbjes dhe izolimit të pacak dhe u bë zog shprese në qiellin e murrëtyer të një kohe të rëndë e të trishtë, deri në absurditet.

Jehona endej fushave e bregoreve, përcillej në çdo shkëmb e gurë, thërrmohej si ujëvarë malli në brigjet e shpirtit kolektiv arbëror, të etur për jone kënge, të etur për pak dashuri në kohën e kaosit delirant.

Emri i saj çau dete e oqeane, një qenie mbinjerëzore e emërtuar me thjeshtësinë e mëkimit prindëror sa dhe

virgjëror… Vaçe Zela       Valixhja e drunjtë rëndonte mbi duart e njoma të vogëlushes, që më shumë se rroba, në atë valixhe të thjeshtë kishte ëndrra. Ajo tej mori rrugën drejtë Liceut Artistik, por dynjaja e kohës jo nuk ja hapi qysh në fillim derën. Ja kyçi me drynin e diktatit të kohës mjerane… Ashtu ia patën mbyllur dikur dyert Aleksandër Moisiut. Vajza e vogël qau nën pëshpëritjet e erës vjeshtore, qau dhe këndoi ninulla të bukura, nga ato që iu këndojnë nënat vajzave të ëmbla, kur janë ende foshnja dhe me to mrekullohet njerëzimi….

Por zërin e saj s’e pengon dot asnjë çelës, për të hapur dyert e mëdha. Jo nuk tutet zëri i saj s’ka asnjë kyç tej njerëzor që ta mbyll atë zë, sepse ajri është i tërësisë njerëzore dhe mbinjerëzore. Dhe ajrin nuk mund ta privatizojë askush, as shokët e partisë dhe të pushtetit të kohës… Ajo si vetëtima çau retë e i shpupuriti ato me atë mrekulli që vinte tej qiellit, ku Zoti i pruri në dorë një shenjtëri tjetër, por që tingëllonte nëpërmjet telave.. Kjo kitarë, aty në një mjedis të kryeqytetit, shoqëroi tingëllimën dhe drithëroi mijëra e mijëra njerëz që u grumbulluan fare rastësisht pranë atij gjimnazi, gjimnazit “Qemal Stafa”. Ishin këto kënge italiane, spanjolle, amerikane që morën hapësirën e paanë të Tiranës. Ishte kjo sfida që i bëhej kohës, viteve, shekujve të pastajmë.. me emrin Vaçeeeee…. Zela…. Ajo erdhi si një puhizë dehëse e trallisëse në një verë zhegu përvëlues, për të dehur shpirtrat dhe për t’i bërë njerëzit të ëndërrojnë. Të ëndërrojnë të pamundurën. A nuk është ky misioni i artit të madh?!

Kjo hyjni njerëzore, e tejmerituar, me këto pak shënime për të hyrë në librin që po shkruaj “Ikona botërore”, është më shumë se befasim për botën e artit. Është një idhull, që e ndau kohën artistike, kohën e vërtetë të mrekullisë së përfytyrimit, në dy kohë: para dhe pas Vaçes.

Sa fatlume e ndiejnë veten personazhet e tjerë femërore që i qëndrojnë pranë këtij idhulli mbinatyror në faqet e këtij libri.. Po ai kyç më kujtoi birin e Kavajës Shqipërore Aleksandër Moisiun, ku nëna e merrte për dore derë më derë qyteteve dhe kryeqyteteve botërore duke u rënë këtyre dyerve fortë e më forte, por shurdhëria e kohës bënte punën e vet ku ja kyçën dyert për vite të tëra. U desh të mungonte një figurant, i cili luante në një shfaqje teatrore aty në kryeqytetin e Austrisë në Vjen, ku Moisiu punonte vetëm si sufler në këtë teatër. Por kur hyri Moisiu, Kaincit aktorit të madh me përmasa botërore ju mbajt goja e për disa sekonda bëri që salla tejplotë me njerëz të shtangej e lëvizjet Moisijane bënë që ajo sallë të shpërthej në duartrokitje të pambarimta.. Ai u bë aktori ndër më të mëdhenjtë botëror. Moisiu ynë i madh zhvirgjëroi e shkyçi çdo derë botërore deri në Amerikën e tej largët, ku thyheshin dyert për të parë interpretimet e tij tej virtuoze.. Për të dëgjuar vetëm zërin e tij paguheshin disa shilinga…

… E për të dëgjuar zërin e Vaçe Zelës, në të gjitha festivalet e kohës paguanin shpirtin e tyre të florinjtë njerëzia shqipërore që e tejadhuron si prima madona, si mbretëreshë e muzikës popullore dhe muzikës së lehtë shqiptare… Sa madhore dhe paradoksale ku italianët hidhnin shifra marramendëse për ta blerë zërin e saj, diktati tundonte psikofizikën e saj…Joooo, kurrë nuk do të këndosh këngë italiane, franceze, angleze… janë një mollë e ndalume… Na prish terezinë e sistemit “mrekullor”…. kore misërore!?…. Na lë në mes hyjninë mrekullore (marrëzinë e pa fund) të “njeriut të ri”!

Ditët .. javët, vitet rridhnin si ujëvara në një rrugëtim mbarënjerëzor e ku tingujt hyjnor tronditnin dhe malet tej reve e ku dhe pyjet e tej dendura të mbushura nga mijëra e mijëra bilbila kanarina mëllenja, qukapikë, thëllëza lauresha ky kor magjiplotë natyror bënte pushimin e përjetësisë sapo dëgjonte tingëllimën brerore hyjnore të mbretëreshës, prima madonës, Vaçe Zela. Shumë vajzurina vijuan të këndonin këngët e saj, por njerëzia thoshte: “Po i afrohen Vaçe Zelës…” Ajo lindi vetëm si ajo dhe mbeti ajo dhe vetëm ajo, ku ndritëroj tej gjithësinë mbarënjerëzore e ku mbushi shpirtrat e tejvuajtura me ëmbëlsinë bardhë bore të tingujve kristalore. Ishte ky zë që e pruri njerëzinë në këto kohë të reja e ku ajo vite e vite gjalloi mbarë botën me shpërthimin mbinatyror, zë i akorduar si një simfoni pambarimore… me tokën, me qiellin, me planetët jashtëtokësore, që i thirri nën komandë, në tingujt e saj të magjishëm.

Vaçe Zela… Ti ishe, je dhe mbete përjetësi e përjetësive

Vaçe Zela!…. Do të hidhja dy vargje për ty, po nuk di as vetë, s’di a do të vijnë tek ti ashtu siç do ti!?…

Me këto vargje dëshiroj të përshëndes vajzën tënde Irmën dhe burrin tënd Pjetër Rodiqi, që të qëndrojnë pranë dhe vetëm pranë. Po , shpirtërisht, na ke dhe ne, tërë shqiptarët e tu, aty në Zvicrën e largët, ku ende jeton e ku këngët e atdheut të shpupurisin shpirtin tënde të dëlirë. Vaçe, dole nga lëkura e ëndërrimit,

Një ditë pranvere, dehur me parfumin e luleve të fushës,

Me kitare flisje me qiellin dhe zogjve iu çoje mesazhe

Mesazhe dashurie në një botë pa pikë intimiteti…

Në një botë që artin tënd e quante herezi,

O gjeni, kohën e fiksove në notat muzikore,

Dhe çave përmes trillit, kohë e pa kohë,

Det tallazitës që shpirti dot se mban,

Dhe për t’i ikur vetvetes gjen strehë tek ëndrra…

Magjinë e bukurisë së virgjër duke na treguar…

Për vete u mbështolle me rroba të vjetra pritjeje,

Artdashësve iu fale pallto të ngrohta dëshire,

Kur të shoqëronin në netët me hënë,

Lavdinë e gjeniut duke pjesëtuar me qiellin…

O Vaçe, o bijë e përjetshme dashurie,

Në një tokë pasionesh të forta,

Dehur në ëndërrime profetësh!