Lefter Kuqo nga Athina/Emigrantët dhe arsimimi i fëmijëve, problemi madhor për LSI-në

192
Intervistoi Sulo GOZHINA
LSI është një forcë progresiste dhe me një vizion të evropianizuar
Nisur nga problemet e botuara në shqypin helen dhe atë shqiptar, nga zhvillimet politike dhe si dhe problematikat e tjera, si p.sh. vështirësitë që hasin emigrantët në shtetin fqinjë të jugut përditë për integrimin e tyre në shoqërin greke, por dhe probleme të tjera me administratën shtetërore të Shqipërisë e ndjeva për detyrim moral të kontaktoj me kryetarin të LSI-së për Athinën, z. Lefter Kuqo. Sigurisht shqetësime të tjera do të më shtynin t’i diskutoja dhe të intervistoja z. Kuqo për të marrë këndvështrimin e tij si politikan pasi është aktualisht, siç theksova më lart, kryetari i LSI-së për Athinën
Cili është qëndrimi i emigrantëve shqiptare ndaj dënimit të ushtarëve me kombësi shqiptare për foton me shenjën e shqiponjës ?
Është një temë që u keqpërdor nga të dyja vendet; Greqisë dhe Shqipërisë. Po ta marrësh nga ana ligjore e vërteta është kjo: Nuk lejohet në një repart ushtarak aparati fotografik, telefoni dhe kryerja e një veprimi të tillë. Sigurisht, iu dha më shumë rëndësi se çduhet. Por deklerata e kryeministrit tonë në fb i vuri “Kapakun”. Dipllomacia Shqiptare në këtë rast ka qënë jashtë nivelit të duhur si edhe në shumë tema të tjera. Gjithmonë duhet të ketë parasysh se në Greqi jetojnë rreth 700 000 emigrantë.
Si ndihmon LSI në bashkëpunim dhe me shoqata apo organizata greke për të ndihmuar emigrantët në përballimin e krizës?
Dega e LSI-Athinë ka ndërmarrë shumë nisma në lidhje me ardhjen në ndihmë të Emigrantëve që janë prekur më shumë nga kriza ekonomike. Ka marrë kontakte me bashkitë e Athinës dhe shoqata të ndryshme jofitimprurëse për të evidentuar dhe ardhur në ndihmë kësaj pjese të emigrantëve duke iu afruar ndihmë ekonomike në menyra të ndryshme. Gjithashtu kemi krijuar lidhje të forta me Qeverinë qëndrore që kryesohet nga partia e Syrizas. Kjo u forcua dhe më shumë me vizitën e z. Ilir Meta në Athinë.
Si është pritur çështja e vendimit për votimin elektronik të emigrantëve shqiptarë në të ardhmen?
Kjo është një teme që ne e kemi kërkuar që në vitin 2012 dhe e kërkojme sa herë që na jepet mundësia për tu shprehur. Kjo është kërkesa jonë kryesore: Votim elektronik dhe emigracioni të jetë Qark elektoral më vete dhe të ketë deputetët e tij në Parlamentin Shqiptar.
Shkollat shqipe të hapura shprehin pakënaqësi për mosmbështjetjen nga qeveria. Ju si degë në Athinë keni ofruar ndonjë ndihmë konkrete?
Problemi i shkollave sa vjen e keqësohet. Kërkesat tona kanë qenë të shumta dhe deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër. Çdo gjë e bëjnë një grup mësuesish dhe prindër me forcat e tyre. Kaluan 4 vjet qeverisje dhe nuk erdhi këtu asnjë përfaqësues i Ministrisë së Arsimit për të na dëgjuar . Nuk kërkojmë gjëra të pamundura. Por të na dëgjoni dhe të diskutojmë, se çfarë mund të realizojmë.
Cilën platformë ka ofruar LSI për mbështetjen e të rinjve shqiptarë të shkolluar në Greqi dhe sa mbështetje ka gjetur deri tani kjo kategori e emigrantëve?
Shumë të rinj dhe të reja kanë mbaruar shkolla të nivelit të lartë në degë të ndryshme në shtetin grek. Ata janë shumë të aftë për të kontribuar në sektore të ndryshëm në administratën shqiptare dhe në sektorin privat. Por deri tani çdo gjë ka ngelur vetëm në letra. Ne sigurisht mbajmë kontakte të rregullta me këta të rinj dhe të reja, por problemi qëndron, se deri tani nuk u kemi ofruar asgjë, kjo varet nga politika qëndrore shqiptare. Le të shpresojmë për më mirë.
A ndihet e tensionuar LSI, për të ofruar programe konkrete për t’u mbështetur nga emigrantët tashmë që flitet dhe për votim elektronik nga ana e tyre, ku mundësia e përfshirjes në proçes pritet të jetë tepër e madhe, krahasuar kjo me numrin e pakët të atyre që vinin me autobusë për votim në Shqipëri?
Ardhja e emigrantëve në Shqipëri për të votuar ka qenë një metodë e quajtur si” derr në thes”. Ne si degë dhe unë personalisht e kam ngritur këtë temë gjithmonë. Kemi biseduar dhe me Kryetarin e Partisë tonë z. Ilir Meta. Na ka premtuar, por mesa duket duhet të jetë dëshira e të gjithë mazhorancës që të realizohet kjo gjë. Mosrealizimi i saj do të na kushtëzojë në pjesëmarrje në këto zgjedhje. Emigrantët janë të lodhur me mënyrën e përdorur deri tani për të ardhur për të votuar në Shqipëri.
Nëse pikat e forta LSI, i ka përdorur dhe ka arritur sukses në Shqipëri, a ka siguri nga dega e LSI-së Athinë, se do ketë përsëri mbështetje absolute nga emigrantët? Kini ndonjë program për të rritur numrin e mbështetësve?
LSI, është një forcë progresiste dhe me një vizion të evropianizuar . Prandaj dhe emigrantët e kanë përqafuar këtë forcë politike. Ju e dini shumë mirë kontributin që dhanë emigrantët në zgjedhjet e vitit 2013 . Thjesht të futeni në Youtube dhe shikoni takimin që kemi bërë me kryetarin tonë z. Ilir Meta në 28 Prill 2013. Mbas këtij takimi shumë kanditatë për deputet erdhën për t’u takuar me emigrantët dhe e vërtetuan se në Athinë dhe gjithë Greqinë ishte bërë një punë shumë e mirë për ta shpërndarë kauzën e Lsi-së kudo në emigracion. Kjo gjë u vërtetua me pjesëmarrjen e madhe në zgjedhje. Po t’u drejtohemi numrave kontribuam të pakten me një deputet, n.q.s, këto vota shkonin në një qark të caktuar. Por me marrjen e pushtetit gjerat ndryshuan . Pavarësishtë kontakteve shumë të mira që kam pasur me kryetarin e Lsi-së z. Meta dhe interesit tëë tij të veçantë nuk është realizuar asnjë nga premtimet që i’u bënë emigrantëve . Kjo vjen nga nënvlerësimi që disa deputet apo Ministra kanë mbajtur në lidhje me problemet që na shqetësojnë ne.
Në kuadër të vendimeve të Konventës Kombëtare të LSI-së mbajtur në Tiranë reth dy muaj më parë, cila është puna juaj për riorganizimin e strukturave të LSI-së ?
Sigurishte punimet e Konventës Kombëtare të Lsi-së janë ndjekur me kujdes nga emigrantët dhe ka një interes të veçantë nga ata. Ne si degë dhe unë si Kryetar , kemi punuar dhe u kemi sqaruar se kërkesat tona mund të realizohen vetëm nga LSI-ja. Regjistrimet e reja kanë vazhduar dhe vazhdojnë pa ndërprerje. Por depuetët apo ministrat e forcës tonë politike nuk duhet të kujtohen çdo 4 vjetë. Kjo lë për të dëshëruar. Sigurishtë që vijnë, se Greqia është një destinacion i preferuar turistik , por nuk u tepron koha të marrin kontakte me emigrantët.
Në kuadër po të orientimeve të Konventës Kombëtare të saj, për ofrimin dhe shtimin e radhëve të LSI-së me elemente dhe anëtarë të rinj, cila është puna juaj ?
Shumë të rinj, të reja dhe intelektual të mirëfilltë kanë interes për të ardhur tek ne. Për tu bërë pjesë e Lsi-së Athinë . Vijnë pyesin, anëtaresohen por problemi është se çfarë mund t’ju afrojmë atyre !? Deri tani vetëm premtime. . Shpresojmë që gjërat të ndryshojnë. Shqipëria ka shumë nevojë për njerëz të tillë.
A keni shtrirje të strukturave të LSI-së në të gjithë territorin ku kemi emigrantë në shtetin helen, nëse po, cila është puna juaj?
Prefektura e Athinës është rreth 6 milionë banorë d.m.th, më shumë se 1/2 e popullsisë Greke dhe në një shtrirje gjeografike goxha të madhe, kjo shkon në analogji dhe me numrin e emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në këtë periferi. Strukturat tona janë të mirëorganizuara në çdo bashki të kësaj prefekture. Vazhdojmë të punojmë dhe në prefekturat e tjera dhe nëpër ishuj . Mbajmë kontakte me çdo grup, shoqate apo individ që jep interes për forcën tonë Politike. Po e përsërisë dhe një herë emigrantët e kanë përqafuar forcën tonë politike, por çfarë mund të bëjmë ne për ta?