Leada Matoshi: Problemi i femrës, paragjykimi që sjell probleme të tjera

778
Sigal

PERSONAZH/  Flet modelja Leada Matoshi

Ajo përgjigjet me një çiltërsi çarmatosëse. Përgjigjet i ka të menjëhershme dhe i thotë me plot gojën. Nuk ka asnjë kompleks dhe është korrekte në bisedë. Ajo që bie në sy është se nuk ka fare xhelozi ndaj shoqeve të profesionit si dhe kritikon çdo gjë që e shikon jo të drejtë. Ruan flokët origjinale dhe nuk i kundërshton operacionet plastike për ato që se ndjejnë veten mirë. Për politikën shprehet se: Nuk i qëndroj larg, por as nuk i kushtoj rëndësi të veçantë.

 – Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur, apo jeni inteligjente?

Inteligjente, bukuria është thjesht imazh, ndërsa inteligjenca është zgjuarsi.

 -Kur keni frikë?

 Kur mendoj për botën e përtejme.

 -Kuptoheni kur gënjeni, apo më mirë të themi kur bëni gënjeshtra të bardha?

 Po personat që më njohin vërtet mirë arrijnë të më kuptojnë.

 -Si do ta përkufizonit shijen e dashurisë?

 Me dy anë të medaljes të hidhur dhe të ëmbël.

 -Është qyteti juaj fanatik?

Tirana? Eh Tirana e shumë befasive. Është vende, vende.

-Si lindi dëshira për të konkurruar si modele?

-Dëshira ka lindur që në moshë të vogël duke menduar për botën e televizionit.

 -Kush ju mbështeti më shumë nëna apo babai?

 Të dy, nuk mund të bëj dallim sepse në raste të tilla ata janë një!

 -Cila ishte sfilata e parë dhe ku?

 Sfilata e parë ishte tek: Top model of the world Albania & Kosova, e cila u mbajt në Kosovë.

-Si u ndjetë kur mbaruat sfilatën e parë?

Ndihesha e lumtur dhe gjithashtu e emocionuar.

-Çfarë rruge t’u hapën pas këtij momenti?

 Kërkesa të ndryshme.

-Jeni supersticioze dhe tek cilat numra, sende apo fenomene besoni?

Po jam dhe besoj tek numrat e fatit.

 -Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë. Apo cilat modele keni për zemër?

 Idhulli për mua është nëna ime.

  -Çfarë është më e shtrenjtë sot për një femër të emancipuar?

 Liria.

 -Në sa sfilata keni marrë pjesë?

 Realisht nuk i kam numëruar.

 -Përveç modele keni ndonjë profesion, apo hob që ngjitet në nivelet e një talenti të dytë?

 Muzika është ëndrra ime që do mundohem ta realizoj!

-Ndërroni shpesh ngjyrën e flokëve, nuk keni një ngjyrë stabile preferencë?

– Se kam ndryshuar asnjëherë dhe besoj se kështu do i kem për një kohë të gjatë!

 -Mendimi juaj për operacionet plastike?

 Nëse një person nuk ndihet mirë me veten është mëse normale të bëj operacione plastike.

-Makina, parfumi, ngjyrat e preferuara?

-“Porsche carrera”, ‘D&G”, Blu/Zezë/Rozë/Bardhë.

-A jeni xheloze ndaj shoqeve?

Jo, aspak .

 -Cila është arma më e fortë e femrës në jetë?

 Inteligjenca.

  -Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?

 Paragjykimi është problemi kryesor që sjell probleme të tjera.

-Cili vend i Shqipërisë të pëlqen për plazh?

-Saranda.

-Lidhjet me politikën?

– Nuk i qëndroj larg, por as nuk i kushtoj rëndësi të veçantë.

-Çfarë do të lexoni këtë verë?

-Revistat e fundit për këtë verë.

-Cili është vendi që keni në plan për të vizituar?

-Belgjika.

-Cila është ngjyra e rrobave që pëlqeni për verë?

Ngjyrat e ndezura.

– Cili është ushqimi i preferuar gjatë verës, po frutat?

Pizza, nektarinat.

-Cila është pija e preferuar gjatë verës?

Pijet energjike.

-A e duroni dot vapën?

-Mundohem

-Më mirë në verë apo në dimër?

Verë.

-A i keni për zemër udhëtimet vetëm?

Jo!

-Sa është koha më e gjatë që mund të rrini larg shtëpisë, a e keni problem qëndrimin larg saj?

Mund të rri gjatë, por për gjëra me rëndësi të mëdha. Po e kam problem, por ndonjëherë të duhet të largohesh!

-Në mbrëmje të pëlqen të shoqërohesh me mikesha apo me të familjes?

Me familjen.

-Sa kohë qëndroni në diell?

Një pjesë të madhe.

-Kur zgjoheni në mëngjes?

Në 8:00.

-Cili është ushqimi i mëngjesit?

Tost dhe një gotë qumësht.

-Sa kohë zgjasin pushimet e verës?

Për mua 1muaj.

-Po turizmin malor a e frekuentoni?

Po më pëlqen shume të shkoj në origjinën time.

-Të pëlqen më shumë uji i kripur apo i ëmbël?

I kripur.

-Kur është ora më e vështirë në verë?

Orari i drekës.

– Para se të flini çfarë bëni?

Mendoj për të ardhmen.

-A e ndërroni stilin e jetës në verë?

Ndryshime të vogla.

-Plazhi… Shtrihesh në rërë apo në çarçaf?

Në rërë.

-A i frekuentoni lëvizjet me jaht?

Mosha dhe mundësia janë të vogla, por dëshira e madhe.

-Në plazh dëgjoni muzikë, lexoni apo luani në ujë?

Dëgjoj muzikë dhe luaj në ujë.

-Cilat janë rrobat e plazhit dhe syzet e preferuara?

Mjafton të jenë të bukura s’është e thënë që të kenë firmën time të preferuar.

-Cilat janë planet e së ardhmes?

Kam shumë plane dhe preferoj mos t’i bëj publike.

-A e preferoni plazhin nudo?

Jo dhe pikë.

-A keni ndonjë peng?

 Deri sot gjithçka që kam dashur e kam realizuar.

-Konkretisht me se merreni sot?

-Modeling, promocione.

-Ku është vendi që keni ëndërr për të bërë plazh?

-Dubai

Albert Z. ZHOLI