Leada Matoshi: Muzika është pasion, libri është çelësi i dijes

693
Sigal

INTERVISTA/ Flet modelja Leada Matoshi:  Jam e dashuruar vetëm me muzikën

Ajo, muajt e fundit, ka marrë disa çmime dhe ngelet kështu një nga modelet shqiptare më të kërkuara. Në bisedë e thotë me forcë se nuk jam e dashuruar, pasi dashuria në kohën e lirë është muzika. Eventet nuk e lodhin por e mbushin me përgjegjësi. Në aktivitetet e fundit, nxitëset kryesore ishin motrat e saja që e bëjnë të ndihet krenare. Në mëngjes çohet në orën 06:30 diçka e veçantë për një modele.

 Cilat janë aktivitetet tuaja të fundit dhe çmimet? 

Për këtë muaj kisha dy evente:
The Queen of Europe, e cila u mbajt në Brindisi të Italisë .
Ishin gjithsej 60 konkurrente ku unë arrita të futesha në 15 më të mirat gjithashtu fitova një fasho nacionale.
Eventi i dytë ishte Miss&Mister Tattoo Albania 2014, ku arrita të merrja dy çmime, Miss Eleganca 2014 dhe Best Tattoo studio 2014…
– Në këto aktivitete ku je ndjerë më mirë?
Në eventin e fundit
-Kush ishte nxitësi në këto aktivitete?
Motrat e mija
– Në këto aktivitete kishte vetëm stimuj moral apo dhe material?
Pak nga të dyja
– Cili është vendi më i mirë që ju pëlqen për mënyrën e organizimit?
Italia.
– Jeni supersticioze dhe tek cilët numra, sende apo fenomene besoni?
Besoj tek numrat tek, gjithmonë më kanë dhënë fat.
– Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë. Apo cilat modele keni për zemër?
Idhulli është nëna ime
– Çfarë është më e shumë e shtrenjtë sot për një femër të emancipuar?
Liria.
– Në sa sfilata keni marrë pjesë?
Janë bërë goxha
– Përveç modele, keni ndonjë profesion apo hobi që ngjitet në nivelet e një talenti të dytë?
Muzika
– Thonë se Leada është e dashuruar është e vërtetë?
Po, jam e dashuruar me muzikën.
-Cilat janë lidhjet me muzikën dhe librin?
Muzika është pasion, libri është çelësi i dijes
– Si e ideoni princin e kaltër?
Të mrekullueshëm
– Kur çoheni në mëngjes në dimër?
Në orën 6:30
-Mendimi juaj për operacionet plastike?
-Pa koment.
– Më shumë ju pëlqen shoqëria me femra apo me meshkuj?
Nuk bëj dallim
-Ku i kaluat festat e fundvitit?
Pranë familjes time
– Cila është garderoba juaj?
Më shumë sportive, por nuk mungojnë fustanet
– Çfarë pëlqen më shumë tek një mashkull?
Sinqeritetin

Albert Z. ZHOLI