Laurens Shahlalei, njeriu më i fuqishëm në Britani

584
Sigal

Në vitin 2008, më i fuqishmi në Angli ka qenë shqiptari Xhimi Marku nga Fierza . 39-vjeçari peshon aktualisht 138 kg

 Laurens Shahlalei është nmjeroi më i fuqishëm në Angli për vitin  2013,  i cili e kishte fituar kompeticionin edhe në vitin 2012. Ai është 30 vjeç, është i gjatë 189 cm dhe peshon 156 kg. Interesant është fakti se, në vitin 2008 njeriu më i fuqishëm në Britani ishte shqiptari Xhimi Marku. Marku ka lindur në Fierzë, pranë qytetit të Tropojës, dhe ka emigruar drejt Londrës kur ishte vetëm 18 vjeç. Sot është 39 vjeç dhe peshon 138 kg, ndërsa mbi shpatullat e ka mbajtur superpesha të rënda. E ka nisur këtë sport vetëm nga dëshira që të mbante trupin në formë dhe papritur ka fituar respektin e të gjithëve me anë të forcës së tij. Marku jeton në zonën Harroë, në perëndim të Londrës. Falë fizikut të tij të madh është punësuar si roje sigurie në një lokal nate dhe të gjithë e dinë që ai është burri i frikshëm i “strongest men”. Në Britani Xhimi Marku njihet me nofkën Jimmy Calves ose (Jimmy Pulpa), për shkak të pulpave të këmbëve të tij të trasha në krahasim me trupin. Përveç këtij detaji, me të cilin njihet në të gjithë Europën, Xhimi ka dhe duar të mëdha dhe shumë të fuqishme, aq sa do të përkulnin me lehtësi një shufër hekuri. Strongest Man” është një sport unik dhe i veçuar nga të tjerët, gjithashtu nuk bën pjesë në lojërat olimpike. Është cilësuar si disiplinë e sportit vetëm përpara 30 viteve. Evenimenti “Strongest Man” për herë të parë është zhvilluar në SHBA dhe prej shumë vitesh amerikanët mbanin stafetën e meshkujve më të fortë të rruzullit tokësor. “Strongest Man” hyri në Europë shumë vonë dhe si fillim ishin vendet nordike që e përqafuan si sport. Disa vite më pas ky sport gjeti terren në Irlandë dhe më pas në Angli, ku sot e kësaj dite kanë lënë gjurmë emra të mëdhenj si Jon-Poll Sigmarsson, i cili e mbajti titullin për disa vite më radhë, duke hyrë në histori si “vikingu i hekurt”. Pas viteve ‘90 janë vendet e Lindjes që e njohin këtë sport, sidomos Polonia dhe Ukraina

Britaniku u ul në dy vende avioni gjatë fluturimit nga Uellsi i Jugut për në Irlandë

 Peshon 234, e detyrojnë të presë dy bileta avioni

 Një britanik me peshën trupore 234 kg u detyrua nga agjencia britanike e fluturimeve“Brittish Angels” të presë dy bileta avioni, në vend të një të tille, dhe të ulet në dy vendet ngjitur, me korridorin e avionit. Britaniku (në foto) do të udhëtonë në nga Uellsi i Jugut në Irlandë. Sipas autoriteteve aeroportuale, gjithçka kishte të bënte me mbipeshën  e  udhëtarit, i cili e kalonte peshën e lejuar për një person. Dr. Hart, një ekspert aviacioni, shpjegon se kur avioni ka peshën maksimale ai kërkon më shumë karburant dhe në këtë logjikë ai kostoja e fluturimit është më  e lartë. “Pesha dhe hapësira është përceptuar si një raport unik, kështu që ishte normale që ai të paguante dy bileta për dy vende”. Në fakt, kjo nuk ishte peripecia e vetme e britanikut. Anglezi, i papunë dhe i ve, kishte fjetur në katin e parë, pasi nuk mund të ngjiste shkallët për të vajtur në dhomën e gjumit. “Unë kam qenë një njeri normal. Nga mosha 10 deri në 15 vjeç u shtoja rreth 2 kg çdo vit, duke qenë si të tjerët. Më pas punoja nga 70 deri në 80 orë në javë dhe praktikoja regbinë”, –  tha ai për mediat britanike. Gjithçka ndodhi për të kur ai dërmtoi shpinën në një aksident automobilistik me makinë. “Humba celularin dhe u largova nga shtëpia për tre muaj”, – shtoi ai. Kur i vdiq gruaja nga kanceri në vitin 2009, oreksi për të ngrënë iu shtua, duke konsumuar gjera të gatshme.

 Fluturon dy orë në avion, 200-kilëshi bie 10 kg

 Satish Khiçria (50 vjeç) peshonte 200 kg, kur mjekët i këshilluan familjes së tij që të merrte një avion privat me qira,. U përgatit një  vend special në ambulancë për ta çuar atë në Mumbai.  Udhëtimi i tij në ambulancë, i shoqëruar edhe me fluturimin dy muajsh me avionin me rifiniturë të brendshme enkas për humbje peshe. Pacienti Khiçria ishte me sindromën e obezitetit dhe dy orët në avion i kushtuan atij dy kg më pak. Në fakt, për të bërë të mundur heqjen e disa kilogramëve, mjekët e kishin vendosur atë për pesë në ventilator, por niveli i dioksidit të karbonit të tij rritej në mënyrë të rrezikshme. Kështu që, mjekët rekomanduan si zgjidhje për rënien në peshë udhëtimin me avion. Por, për ta hipur në xhet historia është sa komike ashtu dhe tragjike, pasi të paktën për ta ngjitur atë në shkallën rrëshqitëse u angazhuan jo më pak, se dhjetë persona. Satish Khiçria kishte pësuar tre aksidente gjatë në harkun e dhjetë viteve, çka i kufizuan atij lëvizshmërinë. “Unë u bëra përtac dhe kështu nisa të shtoj në peshë. Zoti më dha një shans të dytë dhe tani mund të jem më shumë aktiv”, – tha ai pasi humbi 10 kg.