Laura Kadiqi/ Femrat, nuk kanë mundësi për të shpalosur atë çka kanë për të dhënë

781
Sigal

PERSONAZH/ Flet modelja Laura Kadiqi: Një nga personazhet model për mua është Angelia Jolie

Me origjinë nga Shijaku, por banon në Durrës. Ka plot vizione për jetën dhe kërkon me çdo kusht të hyjë në botën e biznesit. Pa dyshim që kërkon t’i thonë je inteligjente, por pse jo dhe e bukur, pasi të dyja emërtimet kanë harmoni. Nuk është supersticioze, pasi çdo gjë e bazon tek puna dhe vullneti.

  -Si do ta përkufizonit shijen e dashurisë?

 Si diçka e pashije dhe e pëlqyeshme nga të gjithë.

  – Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur, apo jeni inteligjente?

Inteligjente sepse kjo të mëson edhe si të dukesh e bukur.

 A është qyteti juaj fanatik?

– Mendoj se është romantik në njëfarë mënyre dhe kjo më pëlqen.

  – Si lindi dëshira për të konkurruar si modele?

Përveçse ka qenë një nga dëshirat e mija të fëmijërisë, kam qenë e shtyrë gjithnjë nga njerëzit përreth meje për të ndjekur modelingun.

Kush ju mbështeti më shumë nëna apo babai?

Nëna është gjithnjë pranë meje dhe pranë çdo ëndrre time.

  -Cila ishte sfilata e parë dhe ku?

 -Sfilata e parë ka qenë në një konkurs bukurie.

Si u ndjetë kur mbaruat sfilatën e parë?

E emocionuar absolutisht .

 Çfarë rruge t’u hapën pas këtij momenti?

Përveçse ndihesha më e sigurt për ta vazhduar atë rrugë mora kërkesa nga agjentë të ndryshëm kompanish modelingu.

  -Jeni supersticioze dhe tek cilat numra, sende apo fenomene besoni?

Nuk jam aspak supersticioze mendoj se fatin e bëjmë ne.

  -Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë. Apo cilat modele keni për zemër?

 Një nga personazhet model për mua është Angeline Jolie.

  -Çfarë është më e shtrenjtë sot për një femër të emancipuar?

Mendoj se të qenurit e zonja e vetes i tejkalon të tjerat.

  -Në sa sfilata keni marrë pjesë?

 Nuk i kam numëruar, koha ecën shpejt dhe ato tashmë janë bërë pjesë e jetës.

  -Përveç modele keni ndonjë profesion, apo hobi që ngjitet në nivelet e një talenti të dytë?

Volejbolli është hobi im dhe e kam ndjekur me shumë dëshirë.

  -Kur keni frikë?

 Kur jam në një situatë dhe s’mund të bëj asgjë.

 Kuptoheni kur gënjeni, apo më mirë të themi kur bëni gënjeshtra të bardha?

 Kuptohem menjëherë.

 Ndërroni shpesh ngjyrën e flokëve, nuk keni një ngjyrë stabile, preferencë?

Flokët e mi kanë qenë gjithnjë origjinale.

 -Mendimi juaj për operacionet plastike?

 Jam kundër operacioneve plastike.

-Makina, parfumi, ngjyrat e preferuara?

“Masserati”, “Poisson” , “Vishnje”.

 -A jeni xheloze ndaj shoqeve?

Absolutisht Jo.

-Cila është arma më e fortë e femrës në jetë?

Të qenurit kryelartë.

       -Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?

 Nuk kanë mundësi për të shpalosur atë çka kanë për të dhënë.

  -Ku po i bëni pushimet verore?

 Në jug të Shqipërisë.

-Cili vend i Shqipërisë të pëlqen për plazh?

– Ishulli i Karaburunit.

 – Qëndrimi ndaj politikës?

 Jam gjithnjë pranë politikës.

  -Çfarë do të lexoni këtë verë?

 Sapo mbarova se lexuari “The fault in our Stars” (New York Times, best seller ).

-Cila është ngjyra e rrobave që pëlqeni për verë?

E bardhë.

-Cili është ushqimi i preferuar gjatë verës po frutat?

Supa, Mollë.

-Cila është pija e preferuar gjatë verës?

Vera e bardhë.

– A e duroni dot vapën?

Po edhe jo.

-Më mirë në verë apo në dimër?

Më mirë në verë.

– Në këtë stinë të pëlqen të udhëtosh me aeroplan apo me makinë?

Me makinë pasi ka mundësi më të mira për argëtim.

-A i keni për zemër udhëtimet vetëm?

Jo , më duken të mërzitshme.

-Sa është koha më e gjatë që mund të rrini larg shtëpisë, a e keni problem qëndrimin larg saj?

Në qoftë se kam me vete njerëzit e duhur mund të qëndroj për një kohë të gjatë larg.

-Në mbrëmje të pëlqen të shoqërohesh me mikesha apo me të familjes?

-Me mikesha, por sigurisht që kam nevojë të shoqërohem me familjarët e mi.

-Çfarë sporti ushtroni në plazh?

 Volejboll.

 -Cili është ushqimi i mëngjesit?

Qumësht dhe Nutella.

-Po turizmin malor a e frekuentoni?

-Do të dëshiroja shumë, por akoma nuk e kam provuar.

– A i frekuentoni lëvizjet me jaht?

Sigurisht që po.

-Cilat janë rrobat e plazhit dhe syzet e preferuara?

Bikini dhe syze “Mark Jacobs”.

-Cilat janë planet e së ardhmes?

Shpresoj shumë të hyj në botën e biznesit.

-A e preferoni plazhin nudo?

As nuk e konceptoj dot përse ekziston diçka e tillë.

-A keni ndonjë peng?

Po, është sekret.

Albert Z. ZHOLI