Lady Gaga, tërheq vëmendje maksimale me veshjen e saj në Los Angeles

540
Midis një morie të ftuarish dhe veshjesh, Lady Gaga ka arritur sërish të tërheqë vëmendjen maksimale në festën ‘Emmi 2015’ në Los Angeles.Artistja 29-vjeçare, e njohur për stilin e saj të çuditshëm në të veshur, ka habitur sërish të ftuarit duke veshur diçka jo fort të zakonshme.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan të ngushtë, i gjithi i bardhë, por krahë shumë të fryrë dhe pompoz që zgjateshim deri tek pjesa e belit. Në pamje të parë fustani të jepte përshtypjen e një luleje të fryrë, e cila kishte një ndarje ‘V’ shumë të theksuar tek busti.Vetë këngëtarja ka treguar se kishte zgjedhur një fustan të zi klasik, por kishte ndërruar mendje duke e bashkuar kështu klasiken që kërkonte mbrëmja me stilin “Gaga’’.
Sigal