Lady Gaga, gruaja e vitit sipas “Billboard”

501
Lady Gaga është zgjedhur gruaja e vitit nga revista muzikore “Billboard” pas disa ngjarjeve të rëndësishme që shënuan karrierën e saj artistike në këtë vit; si performanca në ceremoninë e çmimeve Oskar përkrah aktores Julie Andrews, turneu muzikor me Tony Bennett, dhe angazhimi i saj për sensibilizimin e problemit të sulmeve seksuale në kolegje.
Gaga u zgjodh për pasi këtë vit ajo ka qenë “një figurë e rëndësishme dhe me ndikim,” – tha Janice Min, i bashkëkryetar i jurisë në “Billboard”.
“Nuk ka asnjë grua me këtë fuqi dominuese në kulturën popullore dhe evoluimin e saj, sa Lady Gaga sot,”-ka thënë Min.
Këngëtarja e “Born This way” mori duartrokitje të shumta me interpretimin e saj me “Sound of music” në ceremoninë e çmimeve Oskar në shkurt.
Gaga ka performuar në 36 turne ndërkombëtarë me këngëtarin Tony Bennett, dhe këtë muaj ajo publikoi edhe këngën “Til It Happens to You,”, e cila do të shoqërohet edhe me dokumentar për sulmet seksuale në kolegje.
Çmimi i gruas së vitit do t’i akordohet këngëtares në muajin dhjetor në një ceremoni të veçantë. Vitin e shkuar e përzgjedhura e “Billboard” ishte këngëtarja Taylor Swift.
Sigal