Labëri nderon bijtë e saj në Vlorë

695
Sigal

Nga
Albert HABAZAJ

Kryesia
e Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”, Vlorë zhvilloi një
veprimtari kulturore mjaft mbresëlënëse për qytetarët, në funksion të edukimit
të tyre kulturor atdhetar dhe artistiko-estetik, me mesazhe të qarta e të
bukura për zhvillim, përparim dhe integritet me dinjitet. Pallati i Kulturës
“Labëria” në Skelë me kapacitet 350 vendesh ishte mbushur plotpërplot. Kishte
dhe mjaft njerëz në këmbë. Morën pjesë kryetari i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”,
“Nderi i Kombit” prof. dr. Ago Nezha, “Mjeshtër i Madh”, bashkë me zëvendës
kryetarin e shoqatës “Labëria”, ing. Sejmen Gjokoli, kryetarja e Këshillit të
Bashkisë Vlorë, zj. Vojsava Shkurtaj, kryetari i degës së Vlorës të shoqatës
“Labëria” Ahmet Demaj, si dhe të ftuar nga shoqatat simotra “Mallakastra”,
“Çamëria”, “Myzeqeja”, “Deshnica”, qytetarë vlonjatë, etj. Forumi i Shoqatës
Kombëtare “Labëria”, Tiranë, miratoi propozimet për vlerësim nga Vlora për pesë
personalitete të njohur në fusha të ndryshme të kulturës, artit, të drejtës
zakonore,  arsimit, shkencës dhe
gazetarisë, që kanë dhënë ndihmesë të dukshme me fjalën dhe veprën e tyre në
dobi të Labërisë dhe Shqipërisë.                                                                           
                       


vijim të vlerësimit të figurave nga trevat labe ose jolabe, por me kontribute
për krahinën e madhe etnografike të Labërisë, mbështetur edhe në propozimin e
shoqatave kulturore – atdhetare të fshatrave, që veprojnë në Vlorë, u bë nderim
labëror për prof. Elida Petoshati, shkrimtarin dhe gazetarin e njohur Duro
Mustafaj, për veprimtarin, poetin dhe bartësin e folklorit Namik Jahaj, për
gazetarin e emisionit “Shqipëria tjetër” Marin Mema, si dhe për atdhetarin Laze
Malo (pas vdekjes). U ndanë këto tituj nderi:

a
– PERSONALITET I SHQUAR I LABËRISË:

1-
Prof.as.dr. ELIDA EQEREM PETOSHATI. Me motivacionin “Për suksese të larta në
shkollimin e saj brenda dhe jashtë vendit; për kontribut të shquar në fushën e
diplomacisë, sidomos në Kanada; për frymën e lartë patriotike në organizimin e
aktiviteteve kulturore me shqiptarët jashtë Atdheut, por edhe për punën
pedagogjike e si njohëse e 5 gjuhëve të huaja”.

2-
DURO MEHMET MUSTAFAI. (Për arsye se do të shkruaj pak më gjatë për këtë figurë
publike të respektuar të letrave, po e zhvendos në fund të paraqitjes
abstraktin për të).

 3- LAZE MALO SKËNDAJ (pas
vdekjes). Me motivacionin “Një burrë i shquar në trevën e Labërisë për gjykimin
e mprehtë në konfliktet midis individëve dhe grupeve shoqërore të kohës. Në
fshatrat e Lumit të Vlorës, është thirrur ndryshe Prokurori i zonës. Është
shembulli më i mirë, ku drejtësia e sotme mund të mësojë dhe të përfitojë nga
përvoja e këtij burri që para së drejtës dhe së vërtetës s’vlerësonte gjë
tjetër për të vendosur paqen dhe hamoninë midis njerëzve”. Laze Malo mbahet
mend si gjykimtar i Labërisë , që “ka çit bela e ka urtësuar kaza”,  krenaria e Skëndojve me emër, Xhaxhai I Halim
Xhelos, një nga burrat e  lartë të
Tërbaçit, mik besnik i Ismail Qemal Flamurit, Personalitet i Shquar i Labërisë,
se ia dha populli, pa ai kurrë s’e kërkoi.

4-
NAMIK SALI JAHAJ, me motivacionin “I vlerësuar në opinion publik i Labërisë për
angazhim të tij në aktivitetet patriotike-kulturore-artistike. Iniciator
kontribues financiar dhe realizues i Obeliskut historik të kryengritësve
popullorë në krahinën e Mesaplikut. Një krijues letrar me mjaft talent. Një
bashkëpunues shembullor me mjaft shoqata atdhetare – kulturore të Labërisë. Një
mbështetës i fuqishëm i trashëgimisë kulturore”.

b
– U nderua me çertifikatën “MIRËNJOHJE
E LABËRISË”:

MARIN
MEMA. Me motivacionin: “Si gazetar që me emisionet e tij televizive për trevën
e Labërisë ka ngjallë kureshtjen mbarëkombëtare për të bërë të njohur
Trashëgiminë kulturore. Ka qenë shembull dhe mbetet një nga gazetarët më të
fuqishëm që ka ngritur zërin për problematikat e vështira që ka pas treva jonë.
Si një intelektual që me zërin e tij ndihmon në zgjidhjen e problemeve të
njerëzve në zonat rurale”. Sidomos me emisionin “Shqipëria tjetër” në “Top Channel”,
gazetari shqiptar Marin Mema, me
vërtetësi, guxim e profesionalizëm ua ka treguar shqiptarëve edhe krahinën e
Labërisë me të gjitha ngjyrat dhe me mesazhet për reflektim të merituar, ndaj
kësaj treve me emër në histori, por të harruar nga pushtetet. Gazetari Mema është kryesisht i përfshirë
në gazetarinë hulumtuese. Raportet e tij për korrupsionin qeveritar dhe për
shkelje të të drejtave të njeriut janë tronditëse. Në vitet 2011-2012, ai ka
paraqitur në media me fakte, dëshmi, dokumente, harta e fotografi Çëshjen çame
(të shqiptarëve të Çamërisë që kanë jetuar në këtë zonë deri në Luftën e Dytë
Botërore), pronat e të cilëve i mban peng edhe sot shteti grek, me ligjin
absurd të luftës. Për raportet e tij në vitin 2012, i është ndaluar hyrja në
Greqi dhe është shpallur persona “non grata”. Ndërkohë, edhe pse nuk është lab,
Marin Memëm ne e shpallëm “Nder i Labërisë”.

DURO
MUSTAFAI. Me motivacionin “Një personalitet i punës dhe jetës shoqërore. Një
gazetar me kontribute të shquara në publicistikën shqiptare. Një intelektual që
ka lënë gjurmë me punën e tij që në rininë e hershme deri në ditët e sotme, jo
vetëm në Labëri por në tërë hapësirën kombëtare. Letërsia e tij artistike,
studimet e tij historike janë kontribut mbresëlënës në Labëri”. Duro Mustafai
është një personalitet i gazetarisë shqiptare, i njohur me emrin Avdurrahman
Bashaj, tundur në djepin e Vlorës, me rrënjë në Vranisht, me degë në Kaninë, me
zemër në Elbasan, me frymëmarrje në Tiranë dhe fluturim human e dritëror nëpër
hapësirat e globit. Duro Mustafai është shkrimtari që s’ka kohë të plaket dhe i
flak tutje si pelerinë e vjetrëuar 84 vitet mbi supe.
 Vitin e kaluar
botova një profil letrar të këtij autori të njohur në botën e letrave shqipe me
titullin “
Duro Mustafai, shkrimtari i vendlindjes dhe i
humanizmit universal”, kështu që nuk do të zgjatem, edhe pse çdo herë që
shkruan, diçka të re e dhe të bukur mund të shkruash për këtë njeri me botë të
madhe, për këtë shkrimtar me buzëqeshje të bukur, që s’njeh pleqëri. Pse s’ka
kohë të plaket, poeti, gazetari dhe shkrimtari Duro Mustafai, Dumemus (Abdurahman Mehmet Bashaj, i ditëlindjes 21
shkurt 1933
)? Është
një arsye e fortë dhe një motiv i madh, që s’e le të plaket: Duro Mustafai
është shkrimtar atdhetar. Si e kuptoj unë të qenit shkrimtar atdhetar të tij?
Së pari, ai nderon veten dhe familjen; së dyti, do vendlindjen, vendorigjinën,
simbolet e shenjta, si gurin, dheun, varret e të parëve; së treti, do
Shqipërinë sa jetën, të bukur e qytetare; së katërti, do Shqiptarinë e gjuhës e
gjakut, do Kosovën dhe Çamërinë. Duro Mustafai, me veprën e tij, të mëson si
mund të shkruhet një libër për vendlindjen. Duro Mustafait, kur i bën një nder,
ta shpërblen dhjetëfish. Kjo ndodh dhe me librat e tij më të rinj vjershëror:
“Me sytë e një gruaje”, (Tiranë, 2015) dhe “Fytyra e vendlindjes”, (Tiranë,
2016). Është një ditë në Amerikë që i thonë Dita e Falënderimeve. Në librat e
Duro Mustafait, faqja që çel librin mund të quhet edhe Faqja e Falënderimeve,
ku, në rastin në fjalë, autori, me thjeshtësi të pastër e bujari poetike,
falënderon mikun e vjetër, dr. Irfan I. Bregu për mirësinë dinjitoze me sonetet
e pasthënies së merituar. Mbasi mbaron së lexuari librin e Duros, vëren se ke
shijuar artistikisht poezi serioze të një autori të pjekur. Në kopështin e lulëzuar
me vjershërime të Duro Mustafait, ka shumë fidanë, që kopështari i poezisë, si
një mjeshër i vargut të shëndetshëm, ka mbjellë me kohë dhe sot, pas 84 vitesh,
i shikon me kënaqësi, thjeshtësi e krenari, që janë bërë pemë pedagogjike,
psikologjike dhe etiko-morale, ujitur me ujë të bollshëm e të kulluar nga Gurra
e Artit të Fjalës.