La Stampa: “Në Shqipëri ka një burim që duket si një sy i bukur blu”

601
Italianët magjepsen nga bukuria e “Syrit të Kaltër” ndërsa nuk ngurojnë ta konsiderojnë Shqipërinë, si perlën e vërtetë të turizmit në Mesdhe. “La Stampa” i ka kushtuar një artikull magjisë që të fal burimi më i famshëm në bregdetin shqiptar. “Perla e vërtetë e turizmit veror në Mesdhe, Shqipëria është një zbulim i bukur. Midis vendeve të shumta natyrore që përshkohen ndërsa kalon nga veriu në jug, një nga më të bujshmit është padyshim i ashtuquajturi “Blue Eyes Source”, i njohur si “Syri i Kaltër” në gjuhën shqipe”-shkruan kjo media. “Vetëm njëzet e dy kilometra në lindje të Sarandës ndodhet (burimi më i famshëm dhe më i gjallë në bregdetin përgjatë “Rivierës Shqiptare”),i cili është i vendosur në shpatet perëndimore të Malit të Gjerë. Uji rrjedh në një temperaturë rreth 12 ° C por thellësia e tij është akoma e panjohur. Veçoria e saj unike, është ngjyra e pabesueshme që kanë ujërat të cilat rrjedhin nëpër sfondin e shkëmbit të qartë gëlqeror. Në fakt, nëse brenda burimit ngjyra duket si një blu shumë e errët e ngjashme me pupilën e një syri, pjesa e jashtme e saj, ka një tonalitet më të lehtë që mund të krahasohet me një iris”-thuhet në artikull. Më tej gazetarja përshkruan rrugën që duhet të bësh për të arritur aty ndërsa e konsideron atë si një vend ideal për të pushuar dhe për të shijuar një gatim tradicional. “Syri i Kaltër” arrihet me një shëtitje të shkurtër pasi ndodhet vetëm (rreth dy kilometra) nga rruga kryesore që lidh Sarandën dhe Gjirokastrën. Tek “Syri i Kaltër” nuk mund të notosh pasi në të vërtetë, uji është sidoqoftë mjaft i ftohtë! Por ky vend është po aq i mirë për tu freskuar gjatë ditëve të gjata të diellit tipik të nxehtë të shqiptarëve. Bimësia e dendur përbëhet nga lisat me hije që rrethon burimin, ku valëvitet qindra flutura dhe pilivesa (me ngjyrë edhe me një blu elektrike). Në fakt, ai është vend ideal për organizimin e një pikniku ose të ndaluar për drekë në një restorant që krenohet me kuzhinë e mirë tradicionale. Restoranti prej druri ka një tarracë të këndshme dhe të gjerë me pamje direkt te uji”-shkruan La Stampa.
Sigal