Kylie renditet në listën e “Top 100” më të pasurve në botë

1369
Kur duam të dimë se sa pasuri kanë figura të ndryshme publike, të gjithë drejtohemi te revista “Forbes” që merret specifikisht me pasuritë e tyre duke i listuar sipas të ardhurave që kanë çdo vit.
Këtë herë surpriza ka qenë ajo, Kylie Jenner, e cila vetëm 19 vjeç është renditur e 59-a në listë me fitime 41 milionë dollarë në vit.
Ajo është më e vogla e familjes Kardashian, por ka arritur të ngrejë një industri të tërë kozmetike, prej së cilës duket se fiton shumë! Por Kylie nuk ishte e vetmja në listë, sigurisht. Kim Kardashian kishte zënë vendin e 47-të me 45.5 milionë dollarë fitime në vit.
Megjithatë, Kylie është më e reja e listës dhe kjo është diçka shumë e madhe.

Rezultate imazhesh për kylie jennerImazh i ngjashëm
Sigal