Kylie me linjën e re të syzeve

571
Kardashianeve u pëlqen të vendosin emrin e tyre në diçka dhe së fundmi është radha e Kylie Jenner. Modelja e cila ka një linjë veshjesh dhe make up, tashmë do të jetë fytyra zyrtare edhe të syzeve që kanë emrin e saj. Ky projekt i radhës është me markën Quay Australia. Koleksioni i ri QuayXKylie vjen në katër stile të ndryshme dhe me ngjyra të ndryshme, të cilën e ka dizenjuar vetë 19-vjeçarja. “Unë kam përdorur syzet e markës Quay Australia për një kohë të gjatë. Jam shumë e lumtur të krijoj koleksionin tim dhe të ndaj dashurinë time për këtë markë me fansat”, është shprehur Kylie.


Sigal