Kylie Jenner në Snapchat, tregon peshën por mohon ndërhyrjet kirurgjike

479
Sigal

Anëtarja më e re e Kardashian, Kylie Jenner të premten ka
vënë një rekord sa i përket ndjekësve.

Kështu
ajo më pas ka treguar shumë të vërteta rreth saj në një cikël të interviste
pyetje-përgjigje.

Ajo
është përballur me pyetje të ndryshme që kryesisht kishin të bënin me trupin e
saj – konkretisht ndërhyrjet e mundshme kirurgjike.

Fillimisht qe hunda për të cilën ajo u pyet.

“Nuk
kam bërë ndërhyrje në hundë. Përherë e kam pasur hundën e bukur dhe përherë më
ka pëlqyer”, ka qenë përgjigja e saj.


pas, ishin faqet dhe nofulla, por edhe këtu Jenner mohoi të ketë bërë
ndërhyrje.

“Njerëzit
filluan të flasin për këtë kur unë isha vetëm 16 vjeç. Joo. Çdoherë i kam
pëlqyer faqet dhe nofullën time.”

“Nuk
kam pasur asnjë nevojë të ndërhyjë në këtë pjesë”, ka deklaruar Jenner.

Kur i
erdhi radha gjoksit, ajo tha se nuk është se i ka shumë të mëdhenj.

“Kam
gjoks shumë të mirë, natyral dhe në një madhësi të përshtatshme. Nuk jam kundër
ndërhyrjeve, por tash për tash ju them jo.”

Dhe
në fund, Jenner nuk ka hezituar të tregojë edhe peshën e saj. Ajo ka thënë se
aktualisht peshon 57 kilogramë, tre më shumë se kur i kishte 16 vjet.