Kylie flet për ndarjen me reperin Toga: Isha e re për lidhje serioze

679
Miliarderja Kylie Jenner ka folur për herë të parë për ndarjen nga reperi Toga në episodin e së dielës në emisionin e saj ‘Life of Kylie’. Ylli 20-vjeçar tha se ishin ndarë me mirëkuptim dhe se dëshiron që të përjetojë gjëra të tjera në jetë.

Reperi dhe modelja kishin 3 vite të lidhur dhe i dhanë fund në muajin prill. Kylie shpjegon se ishte shumë e re për të qenë në një marrëdhënie serioze.

“Çdo gjë shkonte mirë mes meje dhe Togës. Nuk ka pasur asnjë zënkë midis nesh. Unë isha shumë e re. Unë doja që kur të shikoja mbrapsht mbas 5 vitesh të ndjehesha sikur ai mori diçka prej meje, kur Toga nuk është ai lloj presoni.”

Ndërsa pyetjes nëse një ditë do të kthehej përsëri me 27-vjeçarin Kylie është përgjigjur: “Unë personalisht mendoj se nuk është e lehtë të veprosh sikur nuk ka ndodhur asgjë.”
Sigal