Kylie dhe Kendall Jenner postojnë foto me bikini

19
Kylie dhe Kendall Jenner kanë ndarë ditën e dielë me fansat e tyre një selfie me bikini teksa kanë shfaqur linjat e tyre sensacionale.
Bukuroshja 18 vjeçare kishte veshur bikini me shkëlqim metalik dhe kontur të bardhë, ndërkohë që modelja e Victoria Secret ka pozuar me bikini ngjyrë jeshile.
Fotoja e cila ka marrë më shumë se 1.3 milionë like nga ndjekësit e Kylie, ka në fokus trupat perfekt të yjeve të “Keeping Up With Kardashians”.
Kylie vazhdon të mbetet e heshtur në lidhje me thashethemet se i dashuri i saj Tyga e tradhëtoi me modelen braziliane 23 vjeç, Annalu Cardoso.