Ky është sekreti profesional i Dua Lipa-s që nuk e dinit më parë

509
Sigal

Çdo artist i suksesshëm, është supersticioz para se të ngjitet në skenë. Meqënese Dua Lipa është “infektuar” nga suksesi, nuk mund të bënte përjashtim edhe ajo. Gjatë një interviste të dhënë për “Teen Vogue”, përpos njoftimit të rëndësishëm për fansat se në muajin qershor do të nxjerrë në treg albumin e saj të parë, ajo ka rrëfyer edhe një sekret të profesionit të saj.Përpara se të ngjitet në skenë për të dhënë koncertin e radhës, këngëtarja me origjinë shqiptare, pi një gotë çaji me mjaltë manuka(që prodhohet në Australi) dhe limon. Gjithashtu Dua thotë se shëtit dhe argëtohet me grupin e saj 10 ose 15 minuta para se të ngjitem në skenë