Ky aplikacion kthen zërin në emoji

634
Interesante!
Google është duke punuar me një aplikacion tjetër eksperimental mesazhesh, këtë herë në hapësirën audio.
Aplikacioni i ri, Supersonic Fun Voice Messenger, është aplikacioni i dytë që vjen nga inkubatori Area 120 i Google këtë muaj. Një aplikacion për shikimin e videove në grup i quajtur Uptime u publikua në iOS javën e kaluar.
Supersonic transkripton çdo gjë që ju thoni dhe zëvendëson fjalët me emoji aty ku mundet. Siç mund ta shihni më poshtë, dikush dërgon tekstin e këngës nga Beyoncé ” Irreplaceable “:
Transkriptimi është edhe shumë i saktë, edhe i shpejtë. Supersonic zbardh mesazhin në kohë reale ndërsa miku juaj është duke folur në telefonin e tij. Kjo do të thotë se ju nuk duhet të prisni deri sa shoku të dërgojë mesazhin e plotë përpara se të filloni të shihni transkriptimin. 
Sigal