Sigal

Tomorri, monument kombëtar dhe simbol i qëndresës, krenarisë dhe bashkimit të shqiptarëve në shekuj. Strukturat e reja drejtuese dhe Presidenti i Nderit, Xhevahir Spahiu

Kuvendi i  Përgjithshëm i Shoqatës  Kulturore  “ Tomorri”

Ditën  e shtunë  më 30 qershor 2018 , salla “Onufri” e hotel Internacional Tirana do të kishte si mysafirë të saj në orën 10.00 përfaqsuesit e njërës prej  shoqatave më të vjetra në vend, e themeluar pak vite përpara se Shqipëria të shpallte  Pavarsinë e saj, pikërisht  Shoqatën  Atdhetare  Kulturore  Tomorri.  Kjo shoqatë është trashëgimtare e shoqatës patriotike dhe kulturore me të njëjtin emër, themeluar në Rumani, në nëntor të vitit 1906  dhe që ka patur veprimtari në shoqëri e klube të ndryshme si në Amerikë,  Greqi, Egjipt, Rumani etj. Gjatë viteve 1906, 1921-1924, 1931, 1937,1951 themelues të  saj kanë qënë figura të njohura si: Në Rumani Nikolla Nacco, në Egjipt Jani Vruho, në Athinë Mit’hat Frashëri dhe në Amerikë ka dhënë kontributin e jashtzakonshëm  Fan S. Noli. Në Shqipëri  aktualisht ajo ka degët e saj në Tiranë, Skrapar, Berat, Lushnje, Durrës, Fier, Vlorë, Korçë,  Pogradec, Gramsh, Sarandë. Së shpejti do të fillojë edhe riorganizimi në vendet e Europës, SHBA-ve dhe Australisë ku janë me dhjetra qindra bashkëqytetarë  dhe bashkëkombas të trevës që përfaqësojnë dhe nderojnë “Shoqatën Tomorri”.  Në këto kushte dhe rrethana mbështetur edhe në statutin e shoqatës,  grupi i punës i caktuar nga kryesia,  organizoi  në kryeqytet, Kuvendin e  Përgjithshëm të  Shoqatës  Atdhetare Kulturore Tomorri.  Ky  Kuvend  vinte pas  përfundimit  të  aktiveve  në Tiranë, Berat, Lushnje, Fier,Vlorë dhe  Korçë . Me dhjetra  të mandatuar me të drejtë vote  kishin mbrritur që në orët e para të mengjesit duke pritur fillimin zyrtar të  eventit më të rëndësishëm të Shoqatës  Atdhetare Kulturore Tomorri, e cila për vite me radhë, pas 1990-ës  u drejtua  me seriozitet dhe përkushtim në misionin e saj  nga poeti i shquar Xhevahir Spahiu dhe  Prof.Dr. Muharrem Kushe.

Pasi u  verifikua  pjesëmarrja e të mandatuarve në sallë nga fushatat zgjedhore në Tiranë dhe rrethe në bazë të statutit u legjitimua fillimi i saj duke e deklaruar të  hapur Kuvendin me këtë rend dite :

Analiza dhe informacion për aktivitetin e shoqatës dhe fushatën zgjedhore.

Pyetje dhe diskutime.

Zgjedhja e forumeve të reja drejtuese të Shoqatës Kulturore “Tomorri”.

Zgjedhja e Kryetarit.

Ndryshimet statutore.

Menjiherë pas krijimit të presidiumit dhe  sekretarisë së Kuvendit të Përgjithshëm, jalën e morën  përfaqësuesit e grupit të punës për zgjedhjet e reja,  Z. Ramis Hamzollari, i deleguar në Lushnje, Fier, Vlorë dhe Korçë, por njëkohësisht  edhe  Kryetari i Degës Tiranë, si dhe Z.Rustem Zyko, i deleguar i grupit të punës në  degën “Tomorri” Berat.

Pas raportit kryesor, e  kishte radhën pika 2 e rendit të ditës pyetje dhe diskutime.

Në pikën 3  të rendit të ditës : Zgjedhja e forumeve të reja drejtuese të Shoqatës Kulturore “Tomorri”.

Pasi u lexuan emrat e përfaqësuesve të Këshillit Drejtues i Shoqatës Kulturore “Tomorri” sipas degëve Z.Ramis Hamzollari propozoi: Meqënëse nuk u realizua ristrukturimi në degët Sarandë dhe Pogradec, të cilat ishin inegzistente për më shumë se 4 vite, si dhe askush nuk shfaqi dëshirën të riorganizonte këto dy degë, këto degë të ristrukturohen pas zgjedhjeve të sotme, duke u mundësuar edhe përfaqësimin në Këshillin Drejtues të Shoqatës. Kurse dega Durrës, për arsye objektive ( rast vdekje),zgjedhjet  do bëhen pas Kuvendit të ri të Përgjithshëm. Gjithashtu propozohet që numri i përgjithsëm i anëtarëve të Këshillit Drejtues të jetë –  71.

Pas votimit të pikës 3 u kalua  në pikën 4  të rendit të ditës :

Zgjedhja e Kryetarit të Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri, Sekretarit të Përgjithshëm, Këshillit Drejtues, kryesisë së përbërë nga 18 anëtarë dhe Presidentit të Nderit të Shoqatës.

Fjalën e merr Z.Ramis Hamzollari dhe bën sqarimet e nevojshme për dy kandidaturat e dala nga mbledhja e datës 4 Qershor 2018 e organizuar nga Kryesia në detyrë te cilët janë: Z.Ramis Hamzollari dhe Z.Hajri Nuhu. Po atë ditë ,në vazhdim të mbledhjes Z.Hajri Nuhu  deklaroi tërheqjen e tij nga kandidatura për Kryetar të Shoqatës Kulturore “Tomorri”. Gjithashtu Z.Ramis Hamzollari sqaron se pasi kishte vënë në dijeni me shkrim dhe me gojë, dy ditë më parë grupin e punës si dhe duke pranuar një propozim të ri nga Z.Nuri Cuni, Z.Ilirjan Hysi dhe Z.Rustem Zyko deklaron: Dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Shoqatës Kulturore “Tomorri”, duke listuar një sërë arsyesh dhe propozon që kandidati për Kryetar të Shoqatës Kulturore “Tomorri” të  jetë Z. Ëngjëll Musai i propozuar nga Dega e Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri për Beratin.

Hidhet në votim kandidatura e Z. Ëngjëll Musai për Kryetar të Shoqatës Kulturore “Tomorri”: Miratohet kandidatura në unanimitet.

Ëngjëll Musai, Zgjidhet Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”.

Ramis Hamzollari, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”.

Propozohen 3 Zv.Kryetarë:

1-Znj. Pranvera Janku

2-Z.    Mustafa   Ibro

3-Z.    Ylli          Hoxha

Kryetarin e Këshillit Drejtues:  Z.Petrit Dervishi dhe Zv.Kryetarin e Këshillit Drejtues:  Z.Shaban Lajthia

Propozohen 18 anëtarët e Kryesisë të përbërë si më poshtë:

Ëngjëll Musai

Ramis Hamzollari

Mustafa Ibro

Pranvera Janku

Ylli Hoxha

Petrit Dervishi

Arjan Bejko

Selfo Dyrmishi

Rushan Dosti

Viktor Bakillari

Kasëm Hysenbelliu

Estela         Cufo

Fetah Paja

Ilir Hoxha

Ilirjan Hysi

Bari Musabelliu

Dule Malindi

Vullnet Zylyftari

Kalohet në pikën e fundit të të rendit të ditës : Ndryshimet Statutore, propozohet :

Xhevahir Spahiu të Zgjidhet President Nderi i Shoqatës Kulturore “Tomorri”

Krijimi i Këshillit të Urtëve

Mandati i të zgjedhurve të jetë 5 vjet

Emri i shoqatës të jetë: Shoqata Atdhetare Kulturore “ Tomorri”

Të mandatohet Kryesia për ndryshime të tjera në Statut

Kuvendi mbyllet me fjalën e Kryetarit të Shoqatës Kulturore “Tomorri” Z. Ëngjëll Musai, i cili theksoi përkushtimin dhe vlersimin maksimal të drejtuesve në vite z.Xhevahir Spahiu dhe z.Muharrem Kushe, pa anashkalur edhe të gjitha strukturat në rrethe së bashku me anëtarët e shoqatës.