Kush ishte shoqëruesi i Elvana Gjatës në Grammy Awards 2017?

651
Prej disa muajsh, ndarja artistike mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit ka qenë në krye të shkrimeve në media e portale. Edhe pse askush prej artistëve nuk dhanë asnjë konfirmim për këtë, tani është e qartë që Elvana ka nisur një rrugë të re për të bashkëpunuar me artistë ndërkombëtarë. Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja shqiptare ka qenë e pranishme edhe në ҫmimet Grammy Awards 2017, së bashku me producentin Poo Bear, me të cilin ka nisur një bashkëpunim të ri. Por bashkë me Elvanën, në ceremoninё e 59-tё tё çmimeve Grammy, mbrёmjen e djeshme nё Staples Center Los Angeles, ka qenë edhe Andy Dj, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të saj dhe njëkohësisht të studios së njohur muzikore Threedots. Në foton e publikuar sot në media, mes bashkëpunëtorëve të rinj, duket edhe menaxheri i saj, Andi Gram. Kjo foto ka ngjallur dyshime të tjera: edhe Andi Gram e ka mbyllur bashkëpunimin me Threedots?
Sigal