Kush i bëri surpriza Britney Spears’it për ditëlindje?

504
Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Britney Spears ka festuar ditëlindjen e saj të 34-të. E për këtë ngjarje të rëndësishme në jetën e saj ajo u befasua nga kolegia e mikja e saj, Miley Cyrus. Kjo e fundit i ka realizuar asaj një festë simbolike surprizë duke i dërguar disa ballona ngjyrë hiri ku shkruante “BRITNEY”.
Ylli pop kishte postuar në llogarinë e saj në Instagram me djemtë e saj nën ballonat ngjyrë hiri.
“Kisha festën surprizë më të këndshme. Një falënderim special për Miley Cyrus që më ka dërguar këta ballonë të mrekullueshëm” kishte shkruar ajo.
Më vonë ajo kishte postuar edhe një fotografi tjetër ku shihej pranë një torte ku shkruhej se asaj i kishte pëlqyer shumë torta dhe të gjitha urimet që kishte marrë nga fansat dhe familjarët e saj.
Sigal